ATHINË, 5 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Një ngushtim të diferencës mes SYRIZA-s dhe "Demokacisë së re" tregon sondazhi i kompanisë "Rass" që u publikua në gazetën greke "Eleftheros Tipos".
SYRIZA kryeson me diferencë 3,1 për qind nga 3,4 që ishte diferenca javën e kaluar, ndërsa Antonis Samaras ruan dominimin e vet në preferencën si kryeministri më i përshtatshëm.
Më konkretisht, SYRIZA grumbullon 30,4 për qind të votave, "Demokracia e re" 27,3, Partia Komuniste 4,8, "Lumi" 4,7, "Agimi i artë" 3,8, PASOK-u 3,5, "Grekët e Pavarur" 2,5.
Parti tjetër deklarojnë se do të votojnë 3,8 për qind e të anketuarve, ndërsa vota e papërcaktuar arrin në 15,2.
Mes dy liderëve kryesorë politikë, Antonis Samaras ka avatazh të madh prej 7,6 për qind përsa i përket pyetjes kush është më i përshtatshëm për kryeministër, duke grumbulluar 41 për qind kundrejt 33,4 të Aleksis Ciprasit./ a.jor.