Dy shqiptarë tentuan të arratiseshin nga burgu i Koridhalos në Greqi, por në momentin e fundit ata u diktuan dhe u kapën nga autoritetet e vendit.
/Shqiptarja.com
Sipas mediave greke, dy të rinjtë shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin parë duke filmuar dhe fotografuar hyrjen e burgut mbrëmjen e djeshme, dhe për këtë arsye autoritete e vendit fqinj, dyshuan për një plan të mundshëm për arratisje.
Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për këtë rast duke shqyrtuar çdo mundësi.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
LAJMET MË TË VLERËSUARA






