Greqi, tërhiqet Samaras
mandati i mbetet Syrizës

Greqi, tërhiqet Samaras<br />mandati i mbetet Syrizës
ATHINE- Dita e parë pas zgjedhjeve përfshin Greqinë në pasiguri të plotë politike. Krijimi i qeverisë së re duket se është i pamundur. Lideri i Nea Demokracisë Antonis Samaras njoftoi në mbrëmje dorëzimin te Presidenti  Papulias të mandatit për krijimin e qeverisë, pasi nuk arriti krijimin e nje koalicioni të mundshëm. Mandati i mbetet tashmë partisë së dytë në renditje Syrizës. Lideri i saj Aleksis Tsipras pritet që nesër në orën 14.00 të shkojë të Papulias të marrë mandatin për krijimin e qeverisë. Nëse nuk arrihet formimi I një qeverie, Greqia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

ORA 19.40- DORËZOHET SAMARAS, DËSHTON DITA E PARË E NEGOCIATAVE
Ka dështuar dita e parë e negociatave për krijimin e qeverisë së re greke. Kreu i Demokracisë së Re greke Antonis Samaras që udhëhiqte me 18.9% të votave njoftoi në mbrëmje dorëzimin e mandatit për krijimin e qeverisë së re greke. Tashmë mandati pritet ‘i kalojë kalon forcës së dytë politike në këto zgjedhje Syrizës. Samaras i dorëzoi mandatin presidentit Papulias. Gjatë pasdites lideri I së djathtës greke zhvilloi negociata me partitë që u renditën në krye pas zgjedhjeve të së dielës, por nuk gjeti mbështetjen e tyre. Dy partitë kryesore greke Nea Demokracia dhe PASOK nuk mund të krijojnë dot qeverinë për shkak se të dyja bashkë nuk kanë votat e mjaftueshme.

ORA 17.00 KE: FORMONI QEVERINE
Paketa e dytë e ndihmës për Greqinë do të ofrohet, por nga qeveria e re greke kërkohet të zbatojë të gjitha kushtet dhe angazhimet për të përfituar këtë asistencë. Ky është thelbi I deklaratës së sotme të Komisionit Europian, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.
Përmes zëdhënëses Pia Ahrenkilde-Hansen KE fton gjithashtu të gjitha partite politike në Greqi të formojnë sa më pare qeverinë e re.
Komisioni Europian deklaron gjithashtu se Greqia duhet të mbetet anëtar I Unionit
Paketa e dytë e ndihmës për Greqinë do lëvrohet së shpejti, por cdo qeveri greke qe do formohet duhet të respektojë kushtet e marrëveshjes-u shpreh zëdhënësja e Komisionit Europian Pia Ahrenkilde-Hansen.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ndihmën për Greqinë, por nga ky vend kërkohet të vazhdojë axhendën e reformave dhe masave shtrënguese” u shpreh zëdhënësja e KE.
“Komisioni Europian pret që qeveria e greke të respektojë angazhimet qe ka marrë”  tha ajo.
KE fton partitë politikë në Greqi të veprojnë me përgjëgjësi për të formuar një shumicë qeverisëse të qëndrueshme.
KE fton Greqinë gjithashtu mos humbasë kohë më formimin e qeverisë së re.
Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, dy partitë udhëheqëse, të cilat kanë përkrahur masat e kursimit PASOK-u dhe Demokracia e Re nuk e kanë më shumicën absolute në parlament.

ORA 16.00 EUROPA-GREQISË: ZBATO KUSHTET
Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare Europa në një zë i ka kujtuar Greqisë të zbatojë kushtet e marrëveshjes me BE/FMN, pavarësisht se cila qeveri do të jetë në krye. Gjatë një deklarate sot Kancelarja Angela Merkel u shpreh se reformat në Greqi jane të “një rëndësie të madhe”.
Nga ana tjetër përfaqësues të lartë europianë i kanë bërë thirrje Greqisë të kapërcejë ngercin politik dhe të formojë qeverinë në mënyrë që të fitojë këstin e dytë të borxhit.
Duke folur për gazetarët zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se programet e miratuara duhet të zbatohen. Ai rikonfirmoi se Gjermania do vijojë të mbështesë Athinën në rikthimin e konkurrencës dhe stabilitetit financiar.

ORA 15.00 DITA E PARË, NEGOCIATA TE VESHTIRA
Lideri i së djathtës greke Antonis Samaras tha sot ka filluar një seri bisedimesh që kanë për qëllim formimin e një qeverie uniteti.
Ai ka vetëm tre ditë kohë për arritjen e një marrëveshje. Ndërkohë që premtoi se do mbajë vendin në zonen euro, por nga ana tjetër do përpiqet për të ndryshuar kushtet e shpëtimit në mënyrë që t’i hapë rrugë rritjes ekonomike.

Takimi i parë i Samars më liderin e Syrizas, Aleksis Tsipras nuk solli asgjë. Duke folur për mediat Tsipras tha se marrëveshja e shpëtimit është një “tragjedi” për Greqinë. Ai e cilësoi marrëveshjen për borxhin me BE/FMN si të deligjitimuar nga publiku.
“Programi alternativ i së majtës është në antitezë me programin e Samars.- u shpreh lideri i Aleancës së të Majtës Radikale

Nga ana tjetër Samaras vijoi bisedimet edhe me kreun e PASOK Evangelos Venizelos, si dhe me liderin e së Majtës Demokratike Kuvelis Fotis i cili ka bërë të qartë mospëlqimin e tij për një marrëveshje koalicioni më Zotin Samaras.
.
Nea Demokracia dhe PASOK kane qeverisur Greqinë që nga vitit 1970. Që nga nëntori i vitit të kaluar dy forcat politike në koalicion drejtuan vendin me në krye Lukas Papademos.

Renditja e PASOK në vend të tretë me 13.2% të votave cilësohet si rezultati më i keq i regjistruari në historinë politike greke.
Udhëheqës i PASOK dhe ish Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos bëri thirrje sot për një qeveri koalicioni të partive pro-europiane.

"Një qeveri koalicioni e sistemit të vjetër dy-partiak nuk do të ketë legjitimitet të mjaftueshëm ose besueshmëri ndërkombëtare , duhet një qeveri e unitetit kombëtar me pjesëmarrjen e të gjitha palëve që favorizojnë një kurs Evropian, pavarësisht nga pozicionet e tyre në drejtim të marrëveshjeve të kredisë” tha Venizelos.
Në vendin të katërt u rendit partia e krahut të djathtë të grekëve të pavarur, me 10% të votave.
Udhëheqësi i tyre, Panos Kammenos, ka përjashtuar tashmë bashkëpunimin qoftë më PASOK apo me Demokracinë e Re, .
Partia e Grekëve të pavarur mund të fitojë deri në 20 vende në parlament.

ORA 12.00 PAS ZGJEDHJEVE GREQIA ZHYTET NË PASIGURI POLITIKE
Vendi duket se është futur në ngërc politik pasi dy partitë kryesore në vend PASOK dhe Demokracia e Re kanë fituar më pak se një të tretën e votave në zgjedhjet e djeshme duke e zhytur vendin në një pasiguri politike
Kreu i Demokracisë së re Antonis Samaras do përballet me përpjekje për gejten e partive të përgatitura për të hyrë në qeveri.
Në rreth 99% të votave të numëruara Demokracia e Re po udhëheq me 18.9% nga 33.5% në vitin 2009.

Demokracisë së re do t’i duhet një mbështetje tjetër koalicioni pasi vetëm me PASOK nuk mund të formojë dot një shumicë absolute.
Por Partia Syriza, koalicion radikal i së majtrës, e dyta në këto zgjedhje më 16.8% të votave po përpiqet gjithashtu për një qeveri alternative koalicioni. Dhe nëse nuk gjendet një formulë qeverisje brenda disa javësh Greqia mund të përballet me zgjedhje të reja.
Vota e së dielës nga analistët komentohet si votë kundër masave të kursimit të detyruara për cdo qeveri paszgjedhore, si kusht për të shpëtuar vendin nga kriza.

(ns/shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër