Greqi, tërmeti i fuqishëm godet Athinën, qytetarë dalin në rrugë (FOTO)

Greqi, tërmeti i fuqishëm godet Athinën, qytetarë dalin në rrugë (FOTO)

Një tërmet me meganitutë 5.3 ka goditur Athinën mesditën e sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në veriperëndim të kryeqytetit grek, pikërisht aty ku në vitin 1999 një tërmet me magnitudë 5.9 ballë shkaktoi vdekjen e 143 personave.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet janë vendosur menjëherë në gatishmëri.

Si pasojë e lëkundjeve të forta ka patur ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, si dhe bllokim të valëve telefonike.

Qytetarët kanë braktisur godinat dhe kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera të mundshme.Tani për tani nuk ka njoftime për dëme. Qeveria ka specifikuar se nuk ka lëshuar ndonjë urdhër për evakuim.

"Nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar, ndërtesat e kryeqytetit janë ndërtuar për t'i bërë ballë tërmeteve shumë më të forta," siguroi kreu i agjencisë së mbrojtjes kundër tërmetit, Efthymios Lekkas.

Në rrethinat e Athinës jetojnë 4 milion njerëz, numri i të cilëve shkon në 6 milion në periudhën e verës.

Vijon...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë