Është transferuar në burgun e Grenevës ditën e sotme 37 -vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen me kaçavidë të mbesës së tij 11-vjeçare, Vasiliki, më 10 qershor të këtij viti.
Sipas medias greke Voria.gr, shqiptari i akuzuar për vrasjen e të miturës nga Myrtia e Ilisë, ka mbërritur në burgun e Grevenës në masa të rrepta sigurie dhe mënyrë të fshehtë për të shmangur çdo incident që mund të kishte lindur nga zemërimi popullur ndaj 37-vjeçarit.
Ai u transferua nga Patras në burgun e Grenevës një burg i sigurisë së lartë.
Pasi mbërriti në qendrën e paraburgimit, vrasësi iu nënshtrua një sërë analizash për të përcaktuar nëse është përdorues droge dhe pritet t'i kryejë disa seanca me psikologë dhe psikiatër specialistë për të analizuar gjendjen e tij mendore, me qëllim për të shmangur problemet që mund t’u sjellë shokëve të burgut.