Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi, (10 qershor) ku daja vrau me një kaçavidë mbesën e tij 11 vjeçare me kaçavidë, pasi tentoi që ta përdhunonte, policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasilika.
Mediat greke raportojnë se disa persona, ditën e djeshme (12 qershor) i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.
Lidhur me vrasjen e 11- vjeçares dhe zjarrin e rënë në banesë, ka reaguar bashkëshortja e 37-vjeçarit, tij tha se për fat të mirë ajo dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin brenda në banesë.
Ajo tregon se dy persona kishin shkuar atje dhe i kishin vënë zjarrin, ku një pjesë e mirë e banesës u shkrumbua nga flakët, ndërsa shtoj se nuk do të ketë asgjë më me burrin e saj.
“Cila grua do të donte të kishte një marrëdhënie me të? Shumë njerëz më akuzojnë për këtë dhe mund të kenë të drejtë që nuk e kuptova. E dija që ishte akuzuar për përdhunim, por unë dhe i gjithë fshati besonte se ai ishte i pafajshëm. Unë fola me avokatin e tij dhe ai më tha se gjithçka ishte në rregull. Asnjë fëmijë nuk e meriton atë që pësoi Vasilika . Unë dhe Lulia jemi motra, shoqe fëmijërie. E kam konsideruar si motrën time dhe do ta bëj gjithmonë dhe do të doja shumë të isha me të tani me atë që po kalon. Nuk dua ta shoh dhe shpresoj të dalë i vdekur prej andej. Për mua nuk ekziston. Thjesht duke më thënë njerëzit ai është burri yt, më zemëron ”, ka shtuar ajo.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor, 12:47
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:39