GREQI - Qeveria e re Tsipras duket se nuk po gjen miratimin e tregut grek të kapitaleve. Ditën e martë Bursa e Athinës humbi 6% të vlerës, ndërkohë që edhe një ditë më parë humbja u llogarit në masën 5%.
Aksionet e bankave më të mëdha janë ato, që kanë pësuar goditjen më të rëndë, me humbje deri në 20 për qind të vlerave të titujve të tyre përkatës.
Ndërkohë, edhe letrat me vlerë të qeverisë kanë përjetuar presion, me rritjen e kostos së borxhit të brendshëm. Kështu, norma e interesit për obligacionet me afat 10-vjeçar maturimi ka arritur në 9.21 për qind në vit.
Thelbi i këtij reagimi mbetet vështirësia e qeverisë greke për të dalë nga kriza, ndërkohë që Eurogrupi ka theksuar qendrimin e vet të prerë se Athina duhet të përmbushë detyrimet e veta ndaj borxhit publik.
Trojka duhet të jepte 7 miliardë euro ndihma në fund të shkurtit, por mund ta refuzojë, në rast se qeveria Tsipras do të mbajë qendrimin e premtuar në elektorat për të mos paguar një pjesë të detyrimeve e për të mos zbatuar shkurtimet buxhetore e sociale të kërkuara nga ndërkombëtarët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com