ATHINË - Për objektivat e negociatave në Bruksel dhe ardhjen e ekspertëve në Athinë për reformat e qeverisë greke, për planet e kësaj qeverie për TVSH-në dhe politikën tatimore, por edhe për sulmin nga ana e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble, ka folur ndër të tjera ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, në një intervistë dhënë stacionit televiziv grek, Mega Channel.
Sipas Varufaqisit, prania e tij në takimin e Eurogrupit ka bërë nervozë shumë vetë, brenda dhe jashtë këshillit.
"Në përgjithësi, shumë prej partnerëve tanë ndërkombëtarë janë mësuar keq. Janë mësuar me një sërë ministrash që qëndronin në radhë jashtë zyrave të trojkës. E kuptoj pakënaqësinë e tyre, por do të mësohen", theksoi Varufaqis.
Ministri grek i Financave foli nga Parisi, ku më herët kishte zhvilluar një takim protokollar me homologun e tij francez, Michel Sapin, me të cilin diskutoi çështje të interesit dypalësh.
I pyetur nga agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve, ANA-MPA nëse Greqia mund të bazohet në mbështetjen franceze, pavarësisht disa deklaratave të fundit të Parisit që krijojnë dyshime, Varufakis u përgjigj se "ka një keqkuptim. Qeveria greke nuk kërkon mbështetjen e asnjë vendi të veçantë në eurozonë. Konsiderojmë se është gabim i madh të trajtohet sa kriza greke, aq edhe kriza europiane, në kuadër aleancash apo marrëveshjesh dypalëshe. Kriza e eurozonës, pjesë e së cilës është edhe kriza ne ekonomisë greke, është një problem për të gjithë ne dhe për të gjitha shtetet anëtare të eurozonës".
Varufaqis e cilësoi si shumë të rëndësishme ditën e sotme, kur bashkë me kryeministrin Cipras do të takohen me sekretarin e përgjithshëm të OECD-së.
"Në OECD do të prezantojmë gjithë programin e reformave që ne duam të zbatojmë. Përtej listës së reformave që u kemi prezantuar partnerëve tanë, do të prezantojmë edhe të tjera", tha Varufaqis./ATSH/
/Shqiptarja.com