ATHINË, 5 mars /ATSH-ANA-MPA/ - Ekzistojnë zgjidhje alternative në rast se nuk jepet në muajin mars një pjesë e këstit të kredisë për Greqinë, deklaroi ministri i financave, Janis Varufaqis, gjatë një fjalimi në veprimtarinë për nder të 130 vjetorit të krijimit të Dhomës Greko-Franceze të Tregtisë dhe Industrisë.
Varouqaqis nënvizoi se qeveria ka një program për katër muajt e ardhshëm, nëpërmjet të cilit jep garanci për financimet e Bashkimit Evropian dhe rimburson pagesat kundrejt FMN-së.
"Shpresoj që vendi të ketë akses në likuiditetet e BQE kur të avancojnë negociatat me partnerët", shtoi Varufaqis.
Në takimin e Eurogrupit ai theksoi se do të ketë aktivizim të procesit të bisedimeve për programin e reformave dhe paralelisht do të nisin preocedurat për marrëveshjen e re me partnerët evropianë./
/ec/









