RODOS, 21 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Të mendojmë me mençuri para se të zgjedhin partinë që do të votojmë kërkoi kryetari i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos, gjatë një fjalimi në Rodos duke thekuar se nuk duhet bërë asnjë hap prapa që do të hidhte në erë sakrificat e grekëve.
"Kemi nevojë për mirëkuptim kombëtar që do të sjellë stabilitetin politik", theksoi ai.
Paralelisht, Venizelos nënvizoi ndërmjet të tjerash se "nuk duhet të shkojmë në raund të dytë zgjedhjesh, pasi diçka e tillë do të jetë katastrofë për vendin".
Venizelos e cilësoi PASOK-un partner përgjegjësie kombëtare dhe garant të stabilitetit.
"Kemi qëndrime të pastra dhe qytetarët duhet të mendojnë drejt e të mos bëjnë përzgjedhje politike të gabuara", theksoi Venizelos./ a.jor.