Një mundësi e tillë mbështetet nga Demokracia e Re dhe Demokracia e Majtë, ndërkohë që parti të tjera të opozitës, SYRIZA, Partiua Komuniste, neonazistët, etj, shohin tek përjashtimi dhe fajësimi i ish-ministrit përpjekje për të mbuluar skandalin e jashtëzakonshëm politik, në të cilin duket se janë përfshirë edhe politikanë e forca të tjera politike, veç Papakostandinut, i cili konsiderohet si “kokë turku”! Sipas informacioneve të publikuara deri tani, lista e parë përmbante 2059 emra, ndërsa lista e dytë 2062 emra. Tre emrat e fshirë nga lista e parë janë të afërm të ish-ministrit grek të Ekonomisë.
Duket se ish-ministri grek, i cili mori për herë të parë në dorën e tij Listën Lagarde dhe nuk e protokolloi asnjëherë, ka fshirë qëllimisht emrat e të afërmve të tij dhe jo vetëm kaq, por e kyçi këtë listë ne sirtarët e tij dhe nuk kreu asnjëherë hetime të hollësishme për t’u gjetur të gjithë ata persona që përfituan nga kriza dhe nëpërmjet evazionit fiskal nxorrën nga Greqia shuma kolosale parash.
Kështu që ka qenë e pritshme përjashtimi i tij nga partia, por vetë ish-ministri ka reaguar duke lëshuar “shigjeta të helmuara” kundrejt kryetarit aktual të PASOK, por edhe ndaj ish-kryeministrit Papandreu, në lidhje me përgjegjësitë që i vishen.
Në deklaratën e tij, Papakostandinu konsideron si “të trashë” fshirjen e emrave të të afërmve të tij, duke bërë insinuata se dikush tjetër kërkon që ta fajësojë dhe ta flijojë, por nuk jep asnjë shpjegim në lidhje me mungesën totale të hetimeve që duheshin kryer në lidhje me emrat e përfshirë në këtë listë, por edhe në lidhje me faktin se përse nuk e protokolloi listën në fjalë.
Viktimat e para të listës Lagarde...
Ndërkohë në Greqi kanë filluar të numërohen viktimat e para të listës Lagarde
1- J. Papakostandinu- Falsifikoi
Ish-ministri grek i Ekonomisë, J. Papakostandinu, kreu njëkohësisht tre mëkate shumë të rënda intolerancë, arrogancë, marrëzi. Për një njeri që ka ambicien të ketë rol në skenën politike greke, bëhet fjalë për një shkarje të rëndë. J. Papakostandinu nënvleftësoi mundësinë e historisë për hakmarrje. Kur mori në dorëzim Listën Lagarde, preferoi të sigurojë azilin familjar, duke fshirë emrat e të afërmve të tij. I gënjyer nga ndjenja e “pushtetit absolut” që ka çdo grek politikan, mendoi se kishte mundësinë të shkelë ligjet pa u ndëshkuar.
2- E. Venizelos- E “hëngri”!
Pavarësisht se Venizelos është një politikan me përvojë dhe shumë i zgjuar, duhet të kishte kuptuar qysh herët se për çfarë bëhej fjalë. Mori në dorëzim portofolin e ministrit të Ekonomisë dhe bashkë me të edhe USB me Listën Lagarde, por sipas deklaratave të tij në të gjitha tonet e mundshme, nuk e kishte lexuar asnjëherë. Sipas logjikës së thjeshtë Venizelos, ndoshta nënvlerësoi, po qe se nuk injoroi apo fyeu, konceptin minimal që posedon një qytetarë, aq më tepër një politikan. Atë që çdo politikan duhet të hidhte një sy që të mësonte se cilët kryenin evazion fiskal. Në të kundërt, kryetari aktuali PASOK, kaloi në kërcënime të hapura, kur pa se qarku rreth tij po ngushtohej shumë. Sipas tij, Lista nuk mund të përdorej, pasi ishte produkt vjedhjeje të paligjshme dhe se publikimi i emrave mund të kthehej në bumerang, për arsye të shkeljes se Kushtetutës. Shumë shpejt ai e kuptoi se do të binte në kurthin që kishte ngritur vetë. Në rastin më të keq la përshtypjen se merrte pjesë në intrigën e mbulimit të listës Lagarde. Në të dyja rastet doli i plagosur keq politikisht.
3- K. Bahçevanis- Ndihmoi
Të gjithë gazetarët në botë ëndërrojnë çmimin “Pulitzer”. Eshtë normale, pra që secili të ndjekë me mani të ashtuquajturën “Scoop”, reportazhin e mirë ekskluziv. Por deri aty. Me trumbetim të madh dhe me marifete komunikative, K. Bahçevanis komunikoi publikimin e listës së vërtetë Lagarde. Dhe menjëherë filluan skenaret, dikush e dha, dikush e mori, dikush e fshehu...Pritej të krijohej tërmet politik, pasi i gjithë operacioni ishte ngritur dhe planifikuar me shumë kujdes dhe metodizëm. Dukej se ishte një lëvizje, e cila kishte si synim ndërhyrjen e hapur politike ne jetën politike greke. Por lista e publikuar prej tij ishte shumë me e madhe nga lista reale me 2059 apo 2062 emra. Lista Bahçevani u mbrojt e u përqafua menjëherë nga opozita greke dhe partia me e madhe e opozitës, SYRIZA, sidomos pas dergimit të tij përpara drejtësisë. Këtu e disa ditë rezulton se lista e publikuar prej tij ishte e falsifikuar, e gënjeshtërt dhe e ndryshuar qëllimisht. Më tepër emra nga sa mungonin në listën reale, nuk ishin emrat e te afërmve të ish-ministrit Papakostandinu. Mendohet se Lista i është servirur gazetarit nga vetë ish-ministri grek i Ekonomisë.
4- SYRIZA- Mbështeti
Shpesh herë vrulli rinor dhe ambicia, kur koordinohen me mungesën e përvojës, çojnë në shkarje dhe me pas në dëshpërim. A. Cipras ka të drejtën që të luftojë që SYRIZA të vijë shumë shpejt në pushtet. Do të jetë një ndryshim rrënjësor e kulmor në skenën politike greke. Do të përbëjë pikënisjen për zhviloime të reja, jo vetëm në Greqi, por edhe në mbarë Europën. Publikimi i Listës Lagarde (të falsifikuar) u mbështet në te gjitha mënyrat prej tij dhe partisë së tij, të cilat e bënë flamur të fjalës së tyre opozitare. A. Cipra nuk mori parasysh një rregull kryesor klasik në ushtrimin e politikës. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Ndjenjën e masës”! në politikë asgjë nuk është siç duket dhe asgjë nga ato që duken nuk i korrespondojnë realitetit. Karl Marksi shpjegonte se politika nuk eshte gjë tjetër veçse shprehja e ndërgjegjes së gënjeshtërt. Cipra dhe SYIZA u nxituan ne çështjen e Listës Lagarde, por dikusht duhet t’u thotë se historia është një qenie e çuditshme e seksit femër, që ruan me pasion të drejtën e gjykimit të fundit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)