ATHINË - Pezullohen 6 gardianët grekë të cilët ndodhen në qeli për dhunimin me pasojë vrasjen e shqipatrit Ilia Karelit alias Kudret Kume.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga ministri i Drejtësisë së Greqisë, Charalambos Athanassiou.

Pas lënies në qeli nga ana e gjykatës e gjashtë gardianëve, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i ministrisë për pezullimin e tyre deri në momentin e përfundimit të procesit ndaj tyre hde dhënies së vendimi nga ana e gjykatës.

Aktualisht 6 gardianët e akuzuar ndodhen në paraburgim në qytetin e Serresit.

Gardianët e pezulluar nga ministri janë pjesë e burgut të Nigritas ku dhe gjetir vdekjen Ilia Kareli. Gardianët u lanë në paraburgim nnga gjykata ditën e mërkurë datë 9 prill 2014.
 
Redaksia online
(mm/ac/shqiptarja.com)