LAMIA - Shpallet në kërkim një i ri shqiptar, pasi akuzohet për vrasjen e ndodhur në fund të muajit gusht të këtij viti në Lamia, ku me thikë është masakruar pronari 57-vjeçar i një lokali. Burime të policisë greke kanë bërë të ditur se, autori i dyshuar i këtij krimi është një 19-vjeçar shqiptar, i cili për dy vjet deri në marsin e 2013 kishte qëndruar pa dokumenta në Thivas, tek vëllai i tij, shkruan lamiareport.gr.
Policia greke, ka bërë të ditur se, i riu prej disa muajsh ishte kthyer në Shqipëri, pasi nuk kishte pasur punë. Ai për 2-3 ditë ka qenë në qytetin e Lamias dhe më pas është zhdukur. Pas hetimeve të shumta, policia ka zbuluar se i dyshuari, për këtë krim ka përdorur telefonin e viktimës, por me kartë tjetër, pasi ishte kthyer në Shqipëri.
Policia dyshon se ai ka edhe bashkëpunëtorë pas gjatë kohës së krimit është parë të lëvizë një makinë me ngjyrë blu jashtë dyqanit në kohëne vrasjes. Banorët që e kanë njohur janë habitur akuzat e policisë ndaj 19-vjeçarit shqiptar.
"Ai ishte një fëmijë shumë i qetë. Punonte tek ullinjtë apo dhe në punë të tjera bujqësore. Për një farë kohe ai kishte punuar kamerier në kafene", ka deklaruar një nga banorët.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com