Greqi, vritet 1 shqiptar në burg
pas sherrit me 4 shqiptarë

Greqi, vritet 1 shqiptar në burg<br />pas sherrit me 4 shqiptarë
GREQI - Një shtetas shqiptar, i burgosur në burgun e Domokosë, ka mbetur i vdekur pas një përleshjeje në burg mes pesë të burgosurve, edhe ata shqiptarë.

I burgosuri nga Shqipëria ka dhënë frymën e fundit gjatë transportimit të tij në spitalin e zonës, pasi kishte marrë goditje me thikë në kraharor.

Pesë të burgosurit vuanin dënim shumëvjeçar, kryesisht për kontrabandë droge, ndërkohë që arsyeja e përleshjes ende nuk bëhet e ditur.
 
Organet e policisë bëjnë të ditur se ndoshta përleshja u bë për shkak të kontrollit të drogës në burg, por ende një gjë e tillë nuk vërtetohet.

Po ashtu një tjetër shtetas shqiptar kurohet i plagosur në qelinë e tij, me goditje në kokë me sende të mprehta.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës