Greqi, vritet me plumb pas koke
shqiptari, polici fsheh krimin

Greqi, vritet me plumb pas koke<br />shqiptari, polici fsheh krimin
ATHINË - Vret me armë një shqiptar dhe më pas e varros në oborrin e pasëm të shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë në 24 shtator 2013 dhe është zbuluar vetëm dy ditë më parë. Policia greke ka arrestuar një qytetar grek dhe një oficer policie, i cili kishte dijeni për ngjarjen pasi autorin e krimit e kishte mik.

Policia greke ka bërë të ditur se, greku, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte qëlluar me një armë gjahu pas koke shqiptarin 30-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhereshme. Pas kësaj, ai e kishte mbështjellë trupin e viktimës me një batanije dhe kishte hapur një gropë pas banesës së tij. Aty kishte futur trupin e shqiptarit. Ndërsa makinës së shqiptarit i ishin bërë disa modifikime me qëllim që të mos identifikohej nga policia.

Greku 35-vjeçar, i cili është arrestuar, një ditë pas ngjarjes në 25 shtator 2013, e kishte rrëfyer krimin e tij tek një oficer i policisë së zonës së Aharnes në Athinë. Por oficeri i policisë nuk kishte kryer asnjë veprim ndaj autorit të vrasjes, por duke e quajtur si një “vrasje për qejf”. Pas kësaj, ai e kishte strehuar atë në banesën e tij, shkruan gazeta greke To Vima.

Por tre ditë pas krimit në datën 27 shtator 2013, vëllai i viktimës, një 27-vjeçar shqiptar kishte shkuar në rajonin e policisë së Melissia ku kishte denoncuar zhdukjen e vëllait të tij. Që prej asaj dite kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij, por në këtë ditë në zonën e Aharnes është gjetur e braktisur vetëm makina e tij, së cilës i ishin bërë disa modifikime në pjesë të ndryshme.

Policia greke kishte nisur përgjimet dhe kishte siguruar prova se, shqiptari ishte vrarë dhe autori i këtij krimi ishte një qytetar grek, i cili është ndaluar. Ky i fundit, dy ditë më parë në datën 23 tetor 2013, ka treguar për policinë të gjithë ngjarjen, duke treguar edhe vendin ku e kishte varrosur shqiptarin e vrarë. Mjeku ligjor ka deklaruar se, ai ishte qëlluar me armë pas shpine.

Në pranga veç autorit të vrasjes, i cili e ka pranuar krimin e ndodhur ndërsa është arrestuar edhe oficeri i policisë, për akuzën e fshehjes së krimit dhe strehimin e një personi të dyshuar për vrasje.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë