FOLLORINË - Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë në Follorinë, ku mbeti i vdekur edhe një polici grek.

Ngjarja ndodhi gjatë patrullimit të policisë greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël, që u përplas me dy vëllezërit shqiptarë, Melsi dhe Klevis Çollaku, të cilët sipas familjarëve kishin shkuar për të peshkuar.
 
Redaksia online e Shqiptarja.com, ka zbuluar fotot e kasolles ku mendohet se ka ndodhur ngjarja e rëndë, me tre persona të vdekur. Siç shkruan zougla.gr, policia greke vazhdon ende hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Uniformat blu helene janë duke vazhduar ende hetimet e duke kërkuar ende prova në vendin e ngjarjes dhe sipas burimeve, janë dukë u bërë vëzhgime të gjera për të gjetur elementë që do të zbardhin këtë ngjarje të rëndë.
 kasollja ku u vrane vellezerit collaku
(Në foto: Kasollja ku ka ndodhur vrasja e vëllezërve Çollaku në Greqi)

Policia greke bën të ditur se, edhe siç shikohet në foto, kasollja ndodhej në një zonë që u ofron një vend të fshehtë në mes të pyllit dhe sipas saj, u lehtëson lëvizjen personave të cilët e përdorin këtë zonë për gjëra të ndryshme.
kasollja ku u vrane vellezerit collaku
(Në foto: Kasollja ku ka ndodhur vrasja e vëllezërve Çollaku në Greqi dhe polici grek, Elias Kostenis)

Policia thotë se, kasollja ndodhet në një largësi të madhe nga rruga, gjë e cila justifikon edhe faktin se, polici grek gjeti vdekjen pasi nuk u bë transportimi i shpejtë i tij në spital. Sipas tyre, fillimisht trupi duhej të transportohej për në fshatin e Prespës së Vogël dhe më pas të çohej me ambulancë në spital.
 
Detaje nga ngjarja e rëndë bashkë me fotot janë bërë publike pas vizitës së ministrit të Brendshëm grek në zonë, Nikos Dendias në Follorinë, i cili mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të policit greke, Elias Kostenis.

nikos dendias ne follorine
(Në foto: Ministri i Brendshëm grek, Nikos Dendis në Follorinë)

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe kreu i komunës së Prespës së Vogël në Greqi, Klaus Tsepas. Sipas këtij të fundit, janë tre mjete lundurese që duhej të patrullonin nëpër liqen, por që në fakt nuk lëvizin prej muajsh pasi nuk kanë karburant për të lëvizur.
patrullat e policise greke ne liqen 
(Në foto: Kreu i komunës së Prespës së Vogël në Greqi, Klaus Tsepas me patrullat në liqen)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)