Greqi, zbulohet se si 55-vjeçari shqiptar i joshte vajzat me të cilët abuzonte

Greqi, zbulohet se si 55-vjeçari shqiptar i joshte vajzat me të cilët abuzonte

Foto Ilustruese

GREQI55 vjeçari shqiptar, i arrestuar më 16 shtator 2018 nga policia e Rodosit për abuzim me katër vajza të mitura, është transferuar nga burgu i Grevenasë pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria në Trikala.

Shqiptari është akuzuar për abuzim seksual me një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Sipas medieve greke, shqiptari i joshte fëmijët duke i shpërblyer me 20 euro, dhe në rastet kur haste kundërshtimin e tyre, ai i kërcënonte se “do të pendoheshin”.

Një nga vajzat minorene ka treguar se 55-vjeçari abuzonte me të 2-3 herë në javë duke i dhënë si shpërblim 3-4 euro çdo herë dhe duke i thënë se ajo çfarë bënin ishte tejet normale. 

Në shkurt të vitit 2014, 55-vjeçari u largua Trikala, nga frika se do të binte në dorë të policisë për veprimet e tij, kjo pasi frikësohej se viktimat e tij mund t’u tregonin prindërve të tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve