Athina përjeton ‘ferr’, flakët djegin banesa e biznese, mijëra të evakuuar! Betejë e vështirë për shuarjen e zjarrit, pritet ndihmë nga Italia e Franca

ATHINË- Greqia po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe i janë afruar kryeqytetit grek, Athinë. Mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi zjarret e mëdha kanë arritur në periferi të Athinës, ku flakët kanë arritur deri në 25 m lartësi.

Dhjetëra shtëpi e bizneset janë djegur nga flakët në Vrilissia dhe Penteli, teksa zjarri po përpin gjithçka që i del para. 3 spitale në zonën e Pentelit u evakuuan pasi rrezikoheshin nga flakët, mes tyre Amelian Fleming. Zjarri ka përpirë shtëpi, makina, prona, pyje dhe të mbjella, ndërsa në Neo Voutza një zjarrfikës ka mbetur i plagosur, me djegie të lehta.

Beteja për shuarjen e flakëve është shumë e vështirë dhe Greqia ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare. Tashmë është aktivizuar mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe ndihma pritet të mbërrijë nesër nga disa shtete. Një helikopter super Puma pritet të mbërrijë nesër nga Franca, ndërsa një avion Canadair do të vijë nga Italia. Ndihmë pritet edhe nga Turqia, Rumania, Kanadaja, ndërsa Republika Çeke pritet të dërgojë 75 zjarrfikës dhe 25 automjete.

Gjithashtu është urdhëruar evakuimi i banorëve nga tetë fshatra, përfshirë nga Maraton, të dielën e 11 gushtit. Zjarrfikësit janë përqëndruar në dy fronte, në Kallitechnoupoli dhe Grammatiko, në veri, ndërsa situata është përmirësuar në Varnavas dhe Dionysos, shkruan CNN grek.

Njerëzit në Athinë kanë veshur maska ​​​​për t'u mbrojtur nga tymi mbytës që ka mbushur ajrin, ndërsa përpiqen të shuajnë flakët.  Erërat e forta po ndihmojnë gjithashtu përhapjen e shpejtë të zjarrit. Mbi 670 zjarrfikës, 27 grupe me punonjës të pyjeve, 183 makina dhe 32 mjete fluturuese vijojnë luftën me zjarret.

"Do të vijojmë deri kur të kemi shuar dhe vatrën e fundit’ theksoi ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vasilis Kikilias. 

Njoftimet për evakuim janë dërguar për banorët e Dionysos, Nea Penteli, Palea Penteli, Patima Chalandriou, Patima Vrilissia dhe Kalentzi Marathon. Situata mbetet shqetësuese për shkak se në orët në vijim pritet shtim i erës, çka do të vështirësojë punën e zjarrfikësve.

‘Zjarri është jashtë kontrollit në Atikën Veriore’ shkruajnë në titujt e tyre mediat greke duke e përshkruar natën e mbrëmshme të frikshme për të gjithë rezidentët dhe për zjarrfikësit që kanë punuar pa u ndalur për të shuar flakët që shtrihen në një sipërfaqe prej më shumë se 30 kilometrash dhe djegin gjithçka. Në disa vende flakët kanë arritur dhe në 25 metra lartësi.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
FOTOT/ Greqia vijon betejën për shuarjen e flakëve

Greqia vazhdon të zhvillojë operacionin për të shuar zjarret pasi erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakëve.

Situata është kritike në Athinë, ndërsa më poshtë mund të shihni fotot më të fundit nga situata me zjarret.

Ora 18:29
VIDEOLAJM/ Flakët ‘përpijnë’ banesën në Athinë

 

Flakët në Athinë janë jashtë kontrollit. Dhjetëra banesa janë djegur, ndërsa në këtë video të ndarë nga mediat greke shihet edhe momenti kur zjarri përpin një prej shtëpive në Patima Vrilissio.

702 zjarrfikës janë në terren për shuarjen e flakëve dhe po punojnë në një sipërfaqe më të madhe se 15 ha.

Ndërkohë, mediat greke thonë se në terren janë 199 mjete, vullnetarë që po punojnë për shuarjen e flakëve me ndihmën e Mbrojtjes Civile, si edhe 35 mjete po ndërhyjnë nga ajri, konkretisht 17 avionë dhe 18 helikopterë.

Ora 17:23
VIDEOLAJM/ Zjarri përhapet drejt Athinës, mijëra banorë evakuohen nga banesat

Athina po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret. Në këtë video shihet momenti teksa flakët përhapet drejt kryeqytetit grek, Athinës.

Mijëra banorë po evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi një zjarr i madh po përhapet drejt Athinës.

Shërbimet e urgjencës thonë se shtëpitë janë djegur në Varnavas, rreth 20 milje në veri-lindje të kryeqytetit grek.

Vendi është tashmë në gatishmëri të lartë.

Ora 17:22
Athina në luftë me flakët/ Italia, Franca dhe Çekia dërgojnë ndihmë ndërsa Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar

Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile është aktivizuar zyrtarisht ndërsa pritet ndihmë nga Italia, Franca, Rumania dhe Republika Çeke.

Nesër pritet një helikopter Super Puma nga Franca, një avion Canadair nga Italia dhe 75 zjarrfikës së bashku me 25 automjete nga Çekia. Pritet edhe ndihma nga Spanja dhe Turqia.

Avionëve u kanë mbetur vetëm dy orë deri sa të perëndojë dielli - pas kësaj ata duhet të ulen, dhe operacioni i shuarjes së zjarrit do të bëhet nga zjarrfikësit dhe njetet e zjarrit në terren.

 Ndërkohë një helikopter zjarrfikës u desh të ulej më herët për shkak të një defekti mekanik.

Ora 17:12
Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Greqia ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të luftuar me vatrën e zjarrit që po i afrohet periferisë veriore të Athinës.

Ndihma pritet nga Spanja, Italia, Turqia dhe Kanadaja. Franca ka dërguar një helikopter të shërbimeve Super Puma ndërsa Republika Çeke do të nisi 75 zjarrfikës dhe 25 automjete zjarrëfikëse.

Zjarri ka më shumë se 24 orë që është aktiv ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta vënë nën kontroll.

Gjithashtu thuhet se objektet e Observatorit Kombëtar të Athinës në Penteli janë nën kërcënim, pasi flaka vijon të përhapet më pranë kryeqytetit grek.

Ora 15:33
Foto/ Athina në luftë me flakët! Ja çfarë dimë deri tani

Foto: Lufta me zjarret në Athinë, 12 gusht 2024

Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar  sot (12 gusht) përfshirë edhe nga qyteze historike Maraton, pasi zjarr i madh i është afruar kryeqytetit grek, pavarësisht përpjekjeve shumë të mëdha për ta vënë nën kontroll, thanë zyrtarët.

Por çfarë ka ndodhur deri tani ora 15:30 

-Mijëra banorë janë evakuar pasi flakët përhapen me shpejtësi dhe kanë arritur deri në 25 metra lartësi,  ndërsa dhjetra banesa janë djegur

-Ajri në Athinë mban erë djegieje - është jashtëzakonisht i nxehtë dhe qielli është i errët për shkak të tymit.

- Temperaturat mbeten mbi mesataren në të gjithë Greqinë. Temperatura maksimale në Athinë i afrohet 40 gradë Celcius.

- Që prej pasdites së së dielës, 40 zjarre shpërthyen në Greqi. Më shumë se 670 zjarrfikës po luftojnë me flakët që janë përhapur në një gjerësi prej 30 km . Transmetuesi publik ERT thotë se flakët po lëvizin drejt Athinës.

Erërat e forta e vështirësojnë shuarjen e flakëve ndërsa sipas parashikimeve të meteorologëve ato pritet të dobësohen në mbrëmje.

Situata në Dionysos, Varnavas dhe Mikrohori është përmirësuar, sipas mediave greke, por vijon puna për shuarjen e flakëve në Kallitechnoupoli dhe Grammatiko.

Greqia përjetoi qershorin dhe korrikun e saj më të nxehtë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1960.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuq e zi: 12/08/2024 21:06

    Me than te drejten kto shtetet perreth nesh qe na kan coptu e na kan marr troje toka cfardo qe tu nodhin nuk shkoj me ja u hjedh asnje kov uje si Greqia,Jugosllavia e Mali Zi

    Përgjigju
  • E qart: 12/08/2024 18:31

    Jane denimet e te madhit ne qell per masakrat e bera kunder popullsis civile te pa mbrojtur shqiptare

    Përgjigju
  • Alb: 12/08/2024 17:22

    Ke shqipnin mos ke marak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën