Pak minuta shpresë për një jetë më të mirë dhe pastaj e gjetën vetën në det të hapur, të zhgënjyer dhe të frikësuar në lidhje me të ardhmen e tyre. Gazetarët e Associated Press në një operacion të përbashkët me rojën bregdetare turke më 12 Shtator njoftuan se një grup emigrantësh afganë, mes tyre dhe 18 fëmijë, u lanë në det të hapur nga trupat kufitare greke.
Ata tanimë rrëfejnë se ata kishin arritur në Lesbos, ku keqtrajtuan nga pala greke të cilët i larguan.
“Na morën telefonat dhe na thanë se do vijë një autobus që do të na merrte e të na çonte te kampi, Por përkundrazi ata na morën dhe na hipën në një anije e më pas na lanë në det”. thotë Omid Hussain Nabizada njëri nga emigrantët.
Turqia, e cila po strehon rreth 4 milionë refugjatë, ka akuzuar Greqinë se po kthen emigrantët ndërsa i ka drejtuar akuza dhe Bashkimit Europian se “po bën një sy qorr” në atë që i ka cilësuar si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Ndërkohë që në një njoftim publik të rojes kufitare turke thuhet se vetëm këtë muaj kanë shpëtuar mbi 300 emigrantë “që janë kthyer nga autoritetet greke drejt ujërave turke”.
Në mars, Turqia kërcënoi se do të hapte dyert me BE për të lejuar kalimin e emigrantëve në Europë dhe për ditë me radhë emigrantët sirianë qëndruan në kufirin ndarës Turqi-Greqi. Grupet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhe agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, i kanë bërë vazhdimisht thirrje Greqisë që të hetojë “raportet e besueshme dhe dëshmitë e këtyre dëbimeve”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21