Greqia bllokon autobusët me
Shqipërinë, u hiqet liçenca 22 linjave
Ministria greke e Transportit ka bllokuar dje të gjitha linjat e udhëtarëve që lidhin Greqinë me Shqipërinë nga pika kufitare e Kakavijës
ATHINE- Ministria greke e Transportit ka bllokuar dje të gjitha linjat e udhëtarëve që lidhin Greqinë me Shqipërinë nga pika kufitare e Kakavijës. Fjala është për 22 linja pasagjerësh, pronarët e të cilave janë njoftuar nëpërmjet një faksi se u hiqet menjëherë licensa. Sipas zyrtarëve, vendimi u mor si masë shtrënguese ndaj 22 kompanive greke, që kanë lejë të ushtrojnë biznes në linjat e udhëtarëve midis Greqisë e Shqipërisë, të cilat nuk munden t'u përmbahen detyrimeve ligjore, tepër të rënda, sipas tyre, gjë që automatikisht penalizon partnerët e tyre shqiptarë, pa iu dhënë asnjë afat kohor të gjejnë partnerë të tjerë ose të sigurojnë të paktën lëvizjen për udhetarët që kanë prerë më parë biletë.
Ky zhvillim pritet të krijojë situatë kaotike në pikat kufitare, ndërsa bizneset e transportit që kanë investuar në këtë sektor prej vitesh përballen me rrënim ekonomik. Edhe pse, sipas ligjeve greke, përpara penalizimit të një biznesi, palët duhet të thirren për të dhënë shpjegime, në këtë rast ministria greke ka reaguar ashpër, duke lënë hije dyshimi se, mbas vendimit të saj fshihen favorizime ndaj kompanisë së linjave të brendëshme greke, KTEL, çmimet e së cilës për të njejtën distancë kilometrike janë dyfish më të larta se ato që kompanitë shqiptare aplikojnë aktualisht.
Drejtori i Osumi Travel, Andrea Maramathias, deklaroi dje se "na habit fakti që ministria, në mënyrë të nxituar dhe pa precendent, veproi duke na hequr lejen. U bëjme thirrje të mos na dëmtojnë bizneset, pikërisht në këtë kohë, kur vendi ynë po kalon krizë. Duhet të hetohet kush përfiton nga ky vendim", u shpreh ai.
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Aktorja Eliona Pitarka në protestën për Martin Canin: Kërkoj transparencë dhe drejtësi
25 Nëntor, 17:59
-
Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 17:53
-
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj
25 Nëntor, 17:44
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër
25 Nëntor, 17:23
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G
25 Nëntor, 17:13
-
Vrasja e Martin Canit, qytetarët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
25 Nëntor, 17:00