ATHINE - Mediat greke raportojnë se pak orë më parë Greqia ka depozituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara koordinata të njëanshme të kufirit të saj detar.
Madje, sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke theksohet se: “Me këtë veprim, sigurohen pozicionet greke për të mbrojtur sovranitetin e vendit tonë dhe në përputhje me të drejtën zakonore dhe konvencionale të detit dhe në veçanti Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit (1982)”.
Pak kohë më parë, Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti kishte parashikuar në “raportin sekret”, se Greqia mund të mos pranojë rinegocimin e marrëveshjes së kufirit ujor. Ky veprim i Greqisë mund të detyrojë Shqipërinë të pranojë kufijtë e marrëveshjes së vitit 2009 ose t’i drejtohet për zgjidhje sistemit të Konventës për të Drejtën e Detit.
Greqia me këtë lëvizje u ka dërguar dhe një mesazh të fuqishëm edhe shteteve fqinje me të cilët ka zgjidhur çështjen e zonave ekonomike ekskluzive dhe me Turqinë dhe Libinë. Me Turqinë prej 7 vjetësh po mbahen bisedime në nivel ekspertësh, por pa zgjidhje.
/Shqiptarja.com