Kanë përfunduar ndeshjet e grupit A në kampionatin Europian të futbollit në Poloni dhe Ukrainë. Nuk kanë munguar edhe surprizat e para që, Rusia dhe vendi organizatorë Polonia janë përfundimisht jashtë kompeticionit. Republika Çeke ka arritur të realizojë një fitore mjaft të rëndësishme përballë ekipit të Polonisë me rezultatin 1-0 që i ka mjaftuar për të kaluar grupin në vendin e parë.

Golin për ekipin e Çekisë e ka shënuar Jiracek në minutën e 72 të pjesës së dytë pas një aksioni të bukur duke mposhtur portierin polak. Në vazhdim të ndeshjes Polonia ka reaguar me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin dhe fituar ndeshjen por nuk ja ka dalë mbanë duke i dhënë lamtumirën Europianit në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nga ana tjetër Çekia i gëzohet çerekfinaleve duke shpresuar të vazhdojë sa më gjatë aventurën në Euro 2012. Ndeshja tjetër e grupit A, ka qënë më me shumë emocione dhe të papritura për të gjithë, pasi Greqia është ringjallur duke fituar kundër Rusisë dhe kaluar grupin në vendin e dytë pas Çekisë. Askush nuk e kishte menduar një triumpf të Greqisë përballë rusëve që kanë zhvilluar dy ndeshjet e para spektakolare duke shënuar mjaft gola. Por helenët ja kanë dalë mbanë duke shënuar një gol, i cili i ka mjaftuar për të kaluar grupin dhe gjunjëzuar Rusinë.

Golin për ekipin e Greqisë e ka shënuar kapiteni Karagunis në minutën e 45’ duke dërguar në festë tifozët helenë në shkallët e stadiumit. Ndërsa Rusia është e detyruar të kthehet në shtëpi në mënyrë surprizë. Të besuait e trajnerit Advocat kanë tentuar me të gjitha forcat për të barazuar ndeshjen me Arshavin dhe Dzagoev por fati nuk ka qënë me ta duke mos gjetur rrugën e rrjetës.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Avoccat dhe futbollistët e tij janë shfaqur mjaft të zgënjyer pas eleminimit duke mos u besuar syve. Të hidhëruar në maksimun janë larguar edhe mbështetësit e tyre që prisnin të kalonin lehtësisht sfidën e sotme.Tashmë Çekia dhe Greqia do të presin për të mësuar kundërshatarët në ndeshjet e sotme në grupin B.

(d.b/shqiptarja.com)