Greqia dhe kriza e refugjatëve
në detin Egje dhe në Ballkan

Shumë herë gjatë kohëve të fundit, mjetet e informimit masiv në Shqipëri, u impenjuan për çështjen e refugjatëve, dhe për zhvillimet që kjo çështje ka njohur në fqinjët tanë dhe më gjerë. U shfaqën shqetësime  të mëdha  për  mundësinë që vala e refugjatëve, nga Turqia në drejtim të Greqisë  dhe në vazhdim drejt IRJ  të Maqedonisë, të ndryshonte itinerar dhe t’u drejtohej kufijve shiptarë. Për këtë arsye, shteti shqiptar mori dhe bëri publike masa parandaluese, si për shëmbull, forcimin e ruajtjes së kufijve dhe përzgjedhjen afër kufirit, të hapësirave për ngritjen e ambienteve të pritjes së refugjatëve. Deri në këtë moment nuk është shënuar ndonjë devijim i valës së refugjatëve dhe Shqipëria nuk përmballet me ndonjë situatë emergjence. Kjo në një masë të madhe, falë edhe nismave dhe masave që ndërmorrën BE dhe Greqia.

Shifrat për Greqinë për vitin 2015 janë si më poshtë :
758. 596 refugjatë mbërritën nëpërmjet detit
3283 mbërritën nëpërmjet lumit Evro.
66.400 refugjatë të inkuadruar në programe rivendosjeje nga Greqia  ne vende të tjera të BE
70% e refugjatëve vinë nga Siria, 19% nga Afganistani, 5% nga Iraku.
Në operacione shpëtimi në det, u shpëtuan 94.024 refugjatë
206 refugjatë humbën jetën
U arrestuan 413 trafikantë refugjatësh

Greqia nuk dështoi  në mbylljen e kufijve të saj. Por ruajtja e kufijve detarë, paraqet veçanësi në krahasim me kufirin e gjelbërt. Greqia plotëson  të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe duke respektuar jetën e njeriut, realizon operacione kërkim – shpëtimi.

Greqia as nuk refuzoi, dhe as nuk nënçmoi ndihmën  europiane. Ajo bashkëpunon me Organizmin Europian FRONTEX për rregjistrimin dhe identifikimin e refugjatëve dhe të emigrantëve në ishujt e Egjeut. Greqia asnjëherë nuk refuzoi bashkëpunimin me FRONTEX  në kufijtë e saj me IRJ të Maqedonisë, thjesht sqaroi se nuk pranon  patrullime të përbashkëta dhe vëzhgues nga IRJ e Maqedonisë.

Për më tepër, Greqia aktivizoi  Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, i cili do të ofrojë  infrastrukturë materialo-teknike  si çadra, gjeneratorë, shtrerër, materjal higjene   dhe kuti të ndihmës së parë për  nevoja emergjente.

Çështja e refugjatëve dhe e emigrantëve i takon BE në tërësinë e vet  dhe jo  vetëm vendeve ku bëhet pritja e parë e tyre. Kërkohet një trajtim i integruar i problemit nga ana e BE, ku do të përfshihet edhe përballja me rrjetet e trafikimit të qënieve njerëzore.

Greqia po përballet me krizën e refugjatëve në momentin që është goditur nga kriza ekonomike dhe e administron në mënyrë të kënaqshme fenomenin, duke respektuar të drejtat e njeriut, rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare dhe duke pasur si busull sigurinë e refugjatëve  si dhe të qytetarëve europianë. Shoqëria greke ka treguar solidaritet dhe ndjeshmëri  në trajtimin  e krizës, megjithë vështirësitë ekonomike me të cilat përballet.

Zgjidhja e cila do t’i jipte fund  fenomenit  të dhimbshëm të humbjes së jetëve njerëzore në det, do të ishte që identifikimi i refugjatëve të behet në Turqi, në Liban dhe në Jordani, dhe në vazhdim të realizohet direkt dhe në mënyrë të sigurtë  transportimi i tyre  në vendet e BE, nëpërmjet mekanizimit të  rivendosjes. Ruajtja e kufijve detarë dhe tokësorë, është një çështje e kompetencave kombëtare.

Diskriminimi i atyre që kërkojnë azil, duke u nisur nga kombësia e tyre e supozuar, përbën shkelje e të Drejtave të Njeriut. Kryeministri i Greqisë z Aleksis Cipras, në kuadër të Samitit të BE me 17 dhe 18.12.2015,  ku do të diskutohet edhe çështja e refugjatëve, u rikujton të gjithëve se: ‘’Greqia po zhvillon betejën e humanizmit dhe të solidaritetit, duke mbajtur lart vlerat europiane’’.

Gjatë diskutimit në Parlament  dhe në lidhje me Marrëveshjen Shengen, Kryeministri  z Cipras deklaroi : ‘’ Gjatë kohëve të fundit  u  bënë përpjekje të koordinuara, duke riprodhuar  shkrime  të pavërteta, me qëllim që të krijohet përshtypja se BE po diskuton  çështjen e daljes së vendit nga zona Shengen, për shkak se nuk plotëson  kushtet   dhe detyrimet e tij.

Për fat të keq të të gjithë atyre që riprodhojnë  këto hamendësime të papërgjegjshme mbi rrezikun e daljes nga zona Shengen, javës së kaluar, Këshilli i Ministrave të Brëndshëm të BE, jo vetëm që nuk e kërcënoi Greqinë, jo vetëm që nuk i tregoi derën e daljes nga Shengeni, por përkundrazi, i drejtoi zyrtarisht përgëzime  Greqisë,  sepse  megjithë vështirësitë kolosale  për shkak  të numrit shumë të madh të refugjatëve, por edhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballemi, ne, me përpjekje mbinjerëzore,  u përgjigjemi detyrimeve tona. ‘’

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve