Greqia do të shlyejë pjesën e dytë të borxhit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtarë pa vonesë. Kështu ka konfirmuar ministri grek i Ekonomisë, Yanis Varoufakis.
Në takimin që Varoufakis mbajti të dielën me drejtoreshën e përgjithshme të FMN-së, Christine Legarde është rënë dakord që pjesa e dytë e borxhit në vlerë prej 450 milion euro do t'i paguhet FMN-së më 9 prill, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria e mëparshme greke në 2010.
Greqia ka rreth 9 miliardë euro borxh ndaj FMN-së, pagimin e së cilit qeveria e saj do të dëshironte t’a shtynte, por FMN deri më tani e ka refuzuar një gjë të tillë.
Legarde e mirëpriti këtë lajm dhe tha se është në interesin e të gjitha palëve që të vazhdojnë me bashkëpunimin dhe se pasiguria nuk është në dobi të askujt.
Pavarësisht nga kjo, qeveria Greke ka propozuar listën e re të reformave ekonomike kreditorëve të saj evropianë në përpjekje për të fituar ndihmë shtesë në vlerë prej 7.2 miliardë euro.
Të hënën, në Bruksel fillojnë takimet ku do të analizohet lista e re e reformave të propozuara sepse ato që qeveria ka propozuar më parë nuk ishin të pranueshme.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com