GREQI - Shqipëria dhe Greqia përplasen sërish për detin. Dy vendet kanë rishfaqur qëndrime krejtësisht të ndryshme lidhur me marrëveshjen e ujërave, që duket se mban peng marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë takimit në Athinë, dy ministrat e jashtëm, ai shqiptar Edmond Panariti dhe homologu i tij grek Dimitris Avramopulos kanë ndarë qëndrime krejtësisht të kundërta lidhur me paktin detar.
Greqia kërkon negocim politik të marrëveshjes ekzistuese, kurse Shqipëria deklaron qartë se është për hartimin e një marrëveshje të re dhe të hartuar në nivel ekspertësh. Ndërsa Greqia kërkon zgjidhje politike, Shqipëria i mëshon qartë se për këtë çështje do t’i qëndrojë korrekt vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, mes rreshtave duket qartë përplasja e dy shefave të diplomacisë lidhur me këtë çështje. Ministri Panariti ka kërkuar negocim të marrëveshjes mes grupeve të eksperteve, pra që nënkupton një marrëveshje të re pas rrëzimit të marrëveshjes ekzistuese nga Gjykata Kushtetuese. Kurse homologu i tij grek Avramopulos ka kërkuar publikisht negocim politik për këtë çështje dhe zgjidhjen e saj në nivelet të larta ndërqeveritare, çka nënkupton negocim politik të marrëveshjes ekzistuese. Ja deklaratat që kanë përplasur dy ministrat.
“Në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje. Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi dhe mund të them se gjetëm mirëkuptim për negocimin e tyre në nivel ekspertësh, në takime të veçanta apo komisione të përbashkëta, sipas vetë çështjeve.”, u shpreh Panariti.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm grek, Avamopulos tha: “Diskutuam natyrisht edhe çështjet akoma të pazgjidhura që ekzistojnë, të tilla si çështja që ka lindur me marrëveshjen e delimitimit të zonave detare. Ne ramë dakord që duhet të punojmë së bashku, në mënyrë që çështjet e mbetura të zgjidhen së shpejti. Vendosëm gjithashtu të rrisim dinamikën e kontakteve tona, duke organizuar konsultime politike në nivelin e Ministrave të Jashtëm dy herë në vit. Ne vendosëm gjithashtu të propozojmë pranë qeverive tona fillimin që nga fillimviti i ardhshëm kontakteve të qëndrueshme ndërqeveritare, në nivele të larta, mes anëtarëve të qeverive tona, të cilët janë përgjegjës për çështjet tona dypalëshe. Greqia ka mbështetur vazhdimisht perspektivën evropiane të mikes sonë, Shqipëri, ashtu siç bëri edhe për anëtarësimin e saj në NATO. Ka ende shumë për të bërë, ashtu siç dëshiron edhe vetë udhëheqja shqiptare për realizimin e ndryshimeve të rrënjësishme e reformave që nevojiten, të cilat do ta sjellin realisht atë më afër standardeve evropiane dhe do ta përgatisë për pjesëmarrje në familjen e madhe evropiane, dhe Greqia do të jenë në anën e saj.”
Edhe pse thuhet se ka pasur dakordësi lidhur me disa probleme mes dy vendeve, të paktën për çështjen e marrëveshjes së ujërave një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Athinë.
Në janar të 2010-ës Gjykata Kushtetuese rrëzoi unanimisht marrëveshjen e ujërave detare të Shqipërisë me Greqinë duke kërkuar rinegociimin e saj. Marrëveshja e ujërave detare me Greqinë u nënshkrua gjatë vizitës së ish-kryeministrit grek në Shqipëri Kostas Karamanlis. Marrëveshje e cila u kundërshtua ashpër jo vetëm nga shoqata të ndryshme në vend, por edhe nga opozita e cila vendosi ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Ankimimi i Partisë Socialiste thoshte se është shmangur plotfuqia e Presidentit të Republikës, ka pasur mungesë bashkëpunimi institucional, hartimi dhe negocimi është bërë në fshehtësi të plotë, dhe marrëveshja nuk është shoqëruar me harta.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com