ATHINE- Ende asnjë marrëveshje për qeverinë e re të unitetit e thirrur për të respektuar detyrimet e BE-së dhe për të siguruar tregjet. Telefonatat e stërgjata të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, mes kryeministrit në largim Papandreu dhe Samaras, liderit të Demokracisë së Re, nuk kanë zhbllokuar situatën.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se bisedimet do të vazhdojnë sot në mëngjes.
KUSHTET E PAPADEMOS
Ndërkohë nga Lucas Papademos – ish zëvvendës guvernatori I Bankës Qëndrore Europiane, i cili tashmë nga të gjithë shifet si kryeministri I qeverisë së tranzicionit- kanë mbërritur dhe kushtet për të pranuar postin. Papademos kërkon garanci për dorë të lirë në veprime, ndërkohë që qarkullojnë dhe emra të tjerë alternativë.
EUROZONA: DUAM GARANCI ME SHKRIM
Eurozona i ka kërkuar Greqisë, garanci me shkrim për impenjimin e saj në realizimin e reformave të BE- BQE dhe FMN. Deklarata është bërë e ditur nga vetë presidenti I Eurogrup, Zhan Klod Juncker, pas takimit me ministrat europianë të Financave në Bruksel, ku shqyrtuan dhënien e këstit prej 11 miliard dollarësh.
“I kemi kërkuar autoriteteve greke të nisin një letër në Bruksel ku të dy liderët e partive, të firmosin dhe të konfirmojnë impenjimin mbi masat e konsolidimit fiskal bazuar mbo programin e ndihmës të vendosur më 27 tetor në samitin e Eurogrup”- ka thënë Junker.
Ministrat evropian të financave po presin formimin e një qeverie të re greke para se të vëndosin nëse do ti japin atij vendi një tjetër këst të parave të ndihmës ekonomike.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com