Kryeministri grek Aleksis Tsipras i është bashkuar ceremonisë festive të Pashkëve Ortodokse në Athinë.

Ashtu si të gjithë të krishterët ortodoksë në të gjithë botën, grekët po kremtojnë ceremonitë që ata besojnë se çoi në kryqëzimin, varrimin dhe ringjalljen e Krishtit.

Në një procesion tradicional, një arkivol simbolik i Jezusit mbahet nëpër rrugët e qytetit, në hijen e Parlamentit, me borxhin e madh të vendit që e bën mjerimin të mos largohet prej aty.

Një pjesëmarrëse në ceremoni tha se ata kanë kaluar nëpër shumë vështirësi, dhe se kjo është një ditë simbolike për besim dhe një shans ndaj qeverisë së re, se mund t’ia dalin.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)