Greqia e cila refuzoi ofertën e kreditorëve i ka paraqitur institucioneve të BE-së, Bankës Qendrore Europane dhe FMN-së planin e saj buxhetor.
Një zyrtar i BE-së i cili nuk dëshiron citimin e emrit të tij tha se kanë nisur të shqyrtojnë planin me 3 faqe të marrë këtë mëngjes i cili përmban vetëm objektivat financiare.
Kryeministri grek, Alxis Tsipras do të takohet ditën e nesërme në Bruksel me Presidentin francez, François Hollande dhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe do të përpiqet të sigurojë një marrëveshje me kreditorët.
Për lirimin e kredisë prej 7.2 miliardë eurosh që ka mbetur në programin aktual financiare, Greqisë i duhet që të arrijë një marrëveshje me kreditorët deri në fund të qershorit. Në të kundërt Greqia e cila ka probleme financiare nuk do të mund të përmbushë përgjegjësitë e pagesave të borxheve kryesisht në pagesën kundrejt FMN-së.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com