Greqia: Ish konsulli Ikonomus
abuzoi me fondet

Greqia: Ish konsulli Ikonomus<br />abuzoi me fondet
ATHINE- Ish-Konsulli i përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu-Kamarinos, i cili u bë i njohur për deklaratat ekstremiste greke se Korça banohet me shumicë nga minoriteti grek, është akuzuar për keqmenaxhim të konsullatës dhe mungesa dokumentash në aplikimin për viza nga shtetasit e Shqipërisë.
Kjo akuzë është përpiluar në rreth 1000 mijë faqe dhe akuzuesi kryesor është shoferi i konsullatës greke në Korçë Albert B., i cili u ka dhënë informacione të sakta strukturave hetuese të Greqisë për keqpërdorim të detyrës shtetërore me dëmtim ekonomik. Ky lajm është botuar në gazetën greke PARON e ditës së diel, 18 Mars 2012. Aty thuhet se Ministria e jashtme greke, ka thirrur gjoja për Apologji rreth deklaratave të Kamrinos rreth minoritetit grek dhe regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në Shqipëri. Por thirrja e tij kishte të bënte për 1000 faqe dëshmi dhe akuza për përvetësim fondesh shtetërore dhe thënie vizash në këmbim të të hollave. Siç dihet prej 20 vitesh diplomatët grekë janë akuzuar shpesh herë për dhënie vizash me lekë shtetasve shqiptarë, të cilët dëshironin të vizitonin Greqinë ndër vite. Ish-Konsulli i përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu-Kamarinos për të mbuluar keqpërdorimin e pozitës shtetërore kishte zgjedhur deklaratat patriotike greke dhe duke qenë gjithnjë i pranishëm në aktivitetet e shoqatave joqeveritare të cilat propagandojnë dhe luftojnë për Autonominë e Vorio E pirit. Nën petkun e diplomatit patriot, ishte fshehur diplomati që keqpërdorte detyrën shtetërore, i cili në bazë të akuzave mund të përfundojë në burg.
DEKLARATA PROVOKUESE
Konsulli i Përgjithshëm grek Theothoros Ikonomu njihet për opinion e gjerë për deklaratën se: “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”. 
NAUM DISHO, AVOKATI I IKONOMUS
Pas përfundimit të mandatit të Ikonomut në Korçë kryetari i OMONIA-s Naum Disho në fillim të muajt tetor 2011, i dërgoj letër ministrit të jashtëm të Greqisë z.Lambridhis duke e vlerësuar lartë aktivitetin diplomatik të Theodhor Ikonomut ku i shkruante:
“Me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri hapet një kapitull i ri për historinë e Vorio Epirit sepse më në fund pas 70 vitesh përpjekje të shqiptarëve për të eliminuar minoritetin grek në rajonin e Korçës gjatë regjistrimit janë deklaruar rreth 30.000 mijë qytetar si minoritar grek. Tani fillon lufta për njohjen e rajonit të Korçës si zonë e banuar nga minoriteti grek. Është koha për të hapur shkollat tona greke për të mësuar gjuhën tonë, për të mësuar fëmijët tanë historinë tonë, për të pasur të gjitha të drejtat të cilat janë privuar 100 vite nga shteti shqiptar. Ne, si organizatë e madhe e minoritetit grek me 5000 mijë anëtarët në rajonin e Korçës nuk kemi nevojë për ndihmat tuaja financiare, por për tna mbështetur të drejtat e minoritetit tonë. Gjithashtu ne, z.Ministër shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë për konsullin e përgjithshëm Ikonomu-Kamarinos, pa veprimet e tij grekët e Korçës nuk do të kishin kuroja të deklaronin kombësinë e tyre” shkruan në letrën e tij kreu i OMONIA-s.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon