Greqia kërcënon me veto, Idrizi në Report Tv: Sjellje arrogante, jemi treguar jo reciprok në kërkimin e të drejtave tona! "Beleri" shumë i vogël përballë çështjes çame

“Çështja Beleri”, duket se ka acaruar prej kohësh raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht mirësjelljes nga pala shqiptare dhe sqarimin periodik të saj mbi rastin, e cila është shprehur se ky problem i përket drejtësisë dhe nuk është në dorën e politikës.

Për të diskutuar këtë temë, i ftuar në “Kontrast” me Denis Mingën në Report Tv, ishte kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Idriz theksoi së Shqipëria tradicionalisht është treguar shumë tolerante në kërkimin e të drejtave të saj në raport me Greqinë dhe kjo ka bërë që vendi fqinj të tregohet përherë e më arrogant kundrejt nesh.

Ndër të tjera, kreu i PDIU-së i cilësoi kërcënimet e Greqisë për vendosjen e vetos nga ana e saj, për bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE, si një sjellje arrogante që buron nga nënshtrimi i shtetit shqiptar në problematikat ndër vite.

"Nëse Greqia i gdhend në malin e Olimpit interesat e saj me Shqipërinë, Shqipëria i shkruan në akull interesat e saj me Greqinë.

Nuk më befason por më konstraston në rastin e Greqisë me vendosjen e vetos, që duket që është arrogante .

Kjo buron nga fakti që është mësuar të jetë arrogante me Shqipërinë ndërsa ne jemi treguar asimetrik dhe jo reciprok në raport me Greqinë.",- është shprehur Idrizi.

Po ashtu, Idrizi vuri në pah një nga çështjet më të nxehta mes dy vendeve, por jo të investuara nga pala shqiptare në kërkimin e së drejtës sipas tij, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Ai shprehet se “çështja Beleri” do të ishte e papërfillshme në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, nëse do ti kushtohej më shumë rëndësi "çështjes çame", ndaj së cilës parlamenti shqiptar ka një ligj që e njeh si genocid.

“Për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë ka një ligj parlamenti shqiptar që e njeh si genocid.

Unë tani nuk e kuptoj se si këto dokumentet me rol urdhërues nuk i zbaton qeveria shqiptare.

Kur vijnë ministrat e jashtëm të Greqisë nuk kam parë të ngrihet çështja çame. Do dukej shumë i vogël rasti Beleri nëse Shqipëria do ishte sot në tavolinë duke diskutuar për heqjen e ligjit të luftës. Greqia nuk do ta heqë, 100 herë e ka diskutuar Greqia dhe nuk e ka hequr. Kë nuk njohin? Ekzistencën tonë, çështjet pronësore, të vrarët? Me këtë ligj ne nuk shkojmë dot të aplikojmë për çështje pronësore.

Nuk kujtohet njeri për të drejtat e shqiptarëve në Çamëri. Duhet ta mësojmë opinionin publik se ka disa shqiptarë në Çamëri që jetojnë atje.”,- deklaroi ai.

Lajmi në përditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Rithemelimi kaos në Kuvend, Idrizi: Parlamenti jo vendi i kacafytjeve, por i të urtëve! Opozita duhet të bënte 'armëpushim' për buxhetin

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin "Kontrast" në Report Tv ka dënuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi, veçanërisht në seancën e sotme parlamentare ku u votua projekt-buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2024. Për Idrizin sot Rithemelimi duhet të bënte “armëpushim” që të kishte diskutime mbi buxhetin, duke e cilësuar seancën e sotme si më të rëndësishmen.

“Nëse do të komentoj pamjet, tregon sa e brishtë ose sa pak ka ecur parlamentarizmi në Shqipëri. Janë pamje që u kthehemi vazhdimisht. Buxheti nuk është si ligjet e zakonshme por përcakton jetën ekonomike sociale të të gjithë shqiptarëve. Është akti më i rëndësishëm. Pamje të tilla tregojnë sesa pak ka ecur parlamentarizmi në Shqipëri. Parlamenti nuk vendi dy palëve që kacafyten por i të urtëve që diskutojnë dhe gjejnë zgjidhje të përbashkët. Unë vetë isha përgatitur për të thënë ato që më preokupojnë në këtë buxhet. Bëhet fjalë për buxhetin e një vendi të vogël të varfër.

Parlamenti opozita padyshim duket se është në të drejtën e vetë që të protestojë apo të gjejë akte kur nuk gjen hapësirën. Për mua është gabim dhe retorika e opozitës kur thotë se nuk po na lënë të drejtën tonë për komisione. Është e drejtë e deputetëve. Nëse ne themi se do bëhemi prokurorë për të dënuar këta sigurisht që edhe pala tjetër do të reagojë.

Mendova se sot për projektbuxhetin opozita do të bënte armëpushim. Edhe ata vetë dhe ne të diskutonim të debatonim sepse sot duket se për 5 minuta të dy palët duket se e kryen detyrën e tyre.  Kurse ne i kemi fjalimet në xhep”, - tha Idrizi në një bisedë me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 21/11/2023 08:27

    Z.Idrizi,keto qe thoni jane dyfek pas beteje.Pse nuk u'a the keto gjera kolegeve tuaj por ben propagande?

    Përgjigju
  • mergimtari: 21/11/2023 08:21

    Z.Idrizi,ceshtja Bej leri eshte vertet eshte shume e vogel perpara ceshtjes Came por, Ju qe duhet ta trajtoni jeni shume te vegjel e servila.Jeni Ju Z.Idrizi bashke me shefin tuaj te opozites qe e prute kete antishqiptar ne tryeze dhe e bete protagonist.Ju me politiken tuaj te "karigeve",kunder mazhorances nuk doni te dini se ku perfundon ajo qe propozoni.Ju duhet te ishit te paret qe duhej ta revokonit kanditaturen e Bej lrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar