Greqia lejon fluturimet me Shqipërinë, nga 1-15 gusht vetëm në aeroportin e Athinës

Greqia lejon fluturimet me Shqipërinë, nga 1-15 gusht vetëm në aeroportin e Athinës

Athina zyrtare ka ndryshuar vendimin e saj për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut. Me një vendim të sotëm të Shërbimi Ajror Grek njoftohet se do të lejohen fluturimet me dy shtet fqinje vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës "Eleftherios Venizelos" nga 1 deri në 15 gusht.

"Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve tona fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, do të operohen nga sot, 1 gusht deri më 15 gusht vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës Eleftherios Venizelos " , duke përjashtuar rrugët në aeroportet e tjera thuhet në njoftim.

Greqia la në fuqi të gjitha udhëzimet e tjera të lëshuara nga shërbimi ajror ku parashikohej pezullimi i fluturimeve për në Turqi deri më 15 gusht, zgjatja e ndalimit të hyrjes në pikat kufitare për shtetasit jo-evropianë deri në 15 gusht dhe lejimin e hyrjes në Greqi të shtetasve që fluturojnë me ajër nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pas provës negative të Covid-19 e cila kryhet deri 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi.

Lejimi do të behët vetëm për 15 ditë, pasi vlerësimi i vendeve të BE për hapjen e kufijve me vendet e tjera bëhet çdo dy javë duke monitoruar situatën me pandeminë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 03/08/2020 16:32

    Fluturimet per ke? Per ata qe kane letra greke apo per cdo njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën