Kuvendi miraton deklaratën: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë! Idrizi: Mban gjendjen e luftës dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve

TIRANË- Si rrallëherë në këtë sesion parlamentar të mbizotëruar nga sherret mes palëve, demokratë dhe socialistë, lanë mënjanë ndasitë dhe bashkuan votat për të miratuar me 96 kartonë jeshilë një deklaratë për heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka prezantuar në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka ende në fuqi me Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.

Idrizi tha se është absurde që mes dy vendeve është nënshkruar Traktati i Miqësisë, por nga ana tjetër Greqia ka ende në fuqi ligjin e luftës me ne. Idrizi u shpreh se Greqia e mban me ligj gjendjen e luftës me Shqipërinë dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve.

"Që në krye të herës kjo deklaratë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë si edhe vullnetin për ti thelluar ato. Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Kemi mbajtur shënim edhe konsideruar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve e për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në OSBE dhe këshillin e europës. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Ndryshe nga fryma e traktatit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës mbettë ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efekte negative që lindin kur shtet janë në gjendje lufte. E dimë të tërë që më 28 tetor 1940 Greqia shpalli ligjin e luftës, pak më vonë kemi dekretin e përcaktimit si shtet armik.

Shtetet e përcaktuara si armike janë Italia bashkë me tokat perandorake dhe klonitë e saj, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Shqipëria s’ka qenë shtet sovran që sulmonte fqinjin e si pasojë Greqia ta shpallte shtet armik. Greqia ishte e pushtuar pas sovranitet e në fakt në akte të tjera këtë gjë e ka pranuar edhe Greqia vetë. Por dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtete e mësipërme. Por çka ndodhur ndërkohë. Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me traktatin e paqes, për heqjen e ligjin te luftës dhe sekuestron e fatit juridik të pronave të sekuestruara", u shpreh Idrizi. 

Deklarata rritje të përpjekjeve mes dy qeverive për ta hequr ligjin e luftës, që sipas Shpëtim Idrizit është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.

"Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr.  Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie. Me 20 tetor të vitit 2020 dendias gjatë vizitës në Tiranë deklaron, sa i përket ligjit të luftës kjo është një anakronizëm, jam i sigurt që do ta zgjidhim. Sekuestro mbi pronat e shqiptarëve është në fuqi. Jemi të vonuar, pas 84 vitesh. Absurdi është se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek pastaj u futëm në territorin shqiptar, dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh dhe 2 javësh. Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. I takon këtij Kuvendi që të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës dhe i pavarur. Kemi autoritetin për të ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë institucional dhe ndërkombëtar. Kërkon zyrtarisht heqjen e ligjit të luftës dhe pasojat juridike pronësore. Ngjan me ato minat e fshehura, të ndryshkura të luftës së dytë botërore që nga pakujdesia mund të shpërthejnë në çdo rast, duhet çaktivizuar ky ligj siç çaktivizojmë minat e luftës së dytë botërore", tha Idrizi. 

Askush më shumë se sa parlamenti nuk ka legjitimitetin për ta ngritur këtë çështje tha kryetarja e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” Mesila Doda.

“Askush më shumë se deputetët nuk mund të kenë legjitimitet për zgjidhjen e një dialogun politik”, tha Doda. 

Edhe kreu i Grupit Parlamentar Socialist Bledi Çuçi tha se ligji i luftës nuk përfaqëson raportet që ka sot Shqipëria dhe Greqia, që megjithë uljet dhe ngritjet kanë për detyrë të tregojnë shembullin e fqinjësisë së mirë.

“Për realitetin e ri ku janë dy vendet, nuk na duhet të presim edhe 84 vite të tjera për të korrigjuar këtë budallallëk historik. Besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë shembull i shkëlqyer se si fqinjësia e mirë prodhon paqe, sigurie, mirëqenie. Kjo iniciativë mbetet një përpjekje domethënëse krejt e përligjur”, vijoi Çuçi. 

Opozita dha votën pro dhe shprehu mbështetje për këtë deklaratë, por mes tyre kishte edhe skeptikë, se asgjë nuk do të ndryshojë.

 “Është në dorën e Greqisë , e heq Greqia”, tha Ferdinand Xhaferri. 

“Këtë ligj e ka fshirë koha do ishte budallallik nga ana e greqisë ta mbajnë. 20 vjet më parë e kemi bërë këtë deklaratë politike, 4-5 vetë kemi votuar në mos gabofsha, të tjetër as nuk u paraqitën në seancë shefat e mëdhenj", u shpreh Dashamir Shehi. 

Mes tyre, pati edhe nga ata që kërkuan zgjidhje për çështjet e tjera si ajo e detit, apo sheshimi i tensioneve për shkak të bashkisë së Himarës.

"A i rri ende Qeveria jonë Gjyqit të Hagës apo ka ndryshuar opinion ? Ku jemi me çështjen e njohur si çështja e detit ? Ne me Greqinë duam dialog për çdo gjë e gjithçka, zgjidhje totale të problemeve, një traktat të ri miqësie pa ligjin e luftës në sfond. Dhe në planin dypalësh me Greqinë menjëherë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971 e deri në ditët e sotme, marrëdhëniet me Greqinë kanë rënë në nivelin më të ulët falë politikës diletante të Edi Ramës.

Në Himarë nuk kemi një problem etnik, por një problem demokracie, nuk kemi një problem me Micotaqis por me një Qeveri shqiptare, e cila tjetërson vullnetin politik dhe u ka vënë syrin pronave strategjike. Kemi një problem standartesh për të cilat duhet të shqetësohemi të gjithë, që vota e himariotëve të mos merret peng nga pushteti", tha Gjekmarkaj. 

Greqia e deklaroi Shqipërinë, përkrah Italisë, një vend armik në 1940 me një dekret mbretëror duke shpallur ligjin e luftës, që pas më shumë se 8 dekadash ende vijon të shkaktojë përplasje edhe për toka te çamëve.

Kliko këtu per të parë pr.deklaratën e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
FOTO/ Kërkuan me ngulm debat, por opozita lë sallën bosh kur flitet për fondet e IPARD

1721305453_ipard.jpeg

Opozita kërkoi sot me ngulm mocion me debat për fondet e IPARD që janë bllokuar nga BE.

Por ndërsa deputeti Agron Shehaj po zhvillonte një interpelancë me ministren Anila Denaj po për këtë çështje, opozita kishte boshatisur sallën.

Ora 12:30
Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Çuçi: Absurd i madh, nuk reflekton partneritetin tonë

 

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi nga Kuvendi është shprehur se mazhoranca do ta mbështesë pr.deklaratën e paraqitur nga Shpëtim Idrizi ku i kërkohet qeverisë që të bëjë përpjekje që Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.

Çuçi tha se kjo deklaratë duhet miratuar jashtë luftës politike të përditshme, ndërsa një absurd e quajti lënien e këtij ligji në fuqi nga Greqia.

“Këtë deklaratë pa asnjë koment politik, dhe jashtë luftës tonë politike të përditshme, ta miratojmë kaq të pastër. Nuk mund të jetë ndryshe sa ç’jemi përpara një anakronizmi historik që duhet më herët se sa vonë të largohet nga tryeza e marrëdhënieve të dy vendeve. Mbajtja në fuqi e këtij ligji është një absurd i madh, një atavizëm që s’u bën nder fqinjëve tonë jugor dhe nuk reflekton partneritetin dhe miqësinë që kemi. Di duhej të ishte shfuqizuar siç bëri Greqia me Italinë. Për realitetin e ri ku janë dy vendet, nuk na duhet të presim edhe 84 vite të tjera për të korrigjuar këtë budallallëk historik. Besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë shembull i shkëlqyer se si fqinjësia e mirë prodhon paqe, sigurie, mirëqenie. Kjo iniciativë mbetet një përpjekje domethënëse krejt e përligjur dhe mirëpritur që ne si mazhorancë do e mbështesim. Dua të rritet pesha e përgjegjësisë për të këtë çështje të të gjithë institucioneve greke”, tha Çuçi.

Ora 12:09
'Atavizëm i së kaluarës', Mesila Doda për ligjin e luftës të Greqisë: Kujton luftën e padrejtë me trauma! Ka sjellë mohimin e pronave të shqiptarëve

 

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në fjalën e saj në parlament e quajti atavizëm ligjin e luftës që Greqia ka me Shqipërinë. Sipas saj, kjo nuk i përket kohës ku jetojmë dhe më tej shton se parlamenti dhe qeveria duhet të bëjnë më shumë për normalizimin e marrëdhënieve.

'Ky ligj është relike e të kaluarës së errët nuk mund të ketë vend në kohën e sotme. Është e një kohë kur marrëdhëniet me Greqinë ishin të bazuara në dhunë. Për shqiptarët e Çamërisë përfaqëson luftë të padrejtë me trauma të mëdha. Nuk ka një komunitet më shumë se shqiptarët e Çamërisë që të kërkojnë zgjidhjen e këtij konflikti. Është akti që sjell pasoja juridike në marrëdhëniet reale. Është atavizëm i së kaluarës. E keqja nuk mund të rrijë kurrë aty. Hap për herë të parë temën e dialogut politik parlamentar mes nesh, askush më shumë se deputetët nuk mund të kenë legjitimitet për zgjidhjen e një dialogun politik. Diplomacia parlamentare ka pasur pasoja shumë të mira.

Heqja e ligjit jo thjesht si dëshirë por ta shtrojmë në çdo tryezë dy palëshe dhe të informojmë organizmat ku bëjmë pjesë. Kërkon heqjen e pasojave juridike që ky akt ka sjellë për mohimin e pronave të komunitetit shqiptar. Pronat e grabitur nuk janë argument i mirë në respektimin e të drejtave njerëzore. Askush nga qeveritë shqiptare nuk mund të thonë ia thamë për ligjin e luftës dhe do bëjnë diçka, por shtrohet si detyrim edhe në institucionet e tjera', tha Doda.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar