Greqia merr të dhënat mbi
kërkimet në det për naftën

Greqia merr të dhënat mbi<br />kërkimet në det për naftën
TIRANE - Ministria greke e Mjedisit deklaroi se ka në zotërim tashmë rezultatet e kërkimeve sizmologjike, të kryera nga firma norvegjeze Petroleum Geo Services, e pajtuar nga qeveria e Athinës për zbulime të ekzistencës së hidrokarbureve në det.

Sipas këtyre matjeve, katër zona tregojnë se kanë potencial të madh dhe të rëndësishëm në depozita hidrokarbure, të naftës dhe gazit natyror. Rajoni i parë fillon në veriperëndim të Korfuzit, në kufijtë detarë me Shqipërinë, ku Greqia tentoi të shtrijë më tej juridiksionin e vet nëpërmjet marrëveshjes së dështuar me Berishën.

Kjo zonë shtrihet poshtë deri në rajonin e detit të Jonit, përballë Gjirit Ambraqiko. Nga ana tjetër, fusha e dytë nëndetare e hidrokarbureve ndodhet në perëndim të Qefaloniasë dhe arrin deri në zonën e tretë, në Katakollo.

Rajoni tjetër premtues është në jug të Kretës dhe shtrihet në kufijtë detarë me Libinë, deri në kufi me Italinë. Firma norvegjeze PGS, e cila ka mbledhur të dhëna për 12.500 km katrore, do t’i shesë ato për kompanitë e naftës. Mendohet se shteti grek mund të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet nga shfrytëzimi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së