Parlamenti i Greqisë ka miratuar sot buxhetin për vitin e ardhshëm, duke lënë mënjanë një mosmarrëveshje me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar të cilët thonë se Athina duhet të pranojë më shumë masa shtrënguese për të përmbushur objektivat e buxhetit.

Votimi i sotëm vjen në një klimë të paqëndrueshme politike në Greqi, teksa kryeministri Antonio Samaras lufton për një dalje të hershme nga programi i ndihmës së ndërkombëtarëve, si garanci për të siguruar edhe mbijetesën e qeverisë së tij.

“Ju bëj thirrje të votoni buxhetin e parë të balancuar në dekada duke bërë kështu një hap të madh simbolik për të ardhmen e Greqisë”, tha Samaras përpara se të miratohej buxheti. Ndërsa partia kryesore opozitare hodhi dyshime mbi deklaratat e kryeminsitrit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Votimi i sotëm vjen në një sfond zemërimi në popull pas 5 vitesh papunësi të lartë dhe ulje të të ardhurave.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)