Duke ju referuar Institutit Shëndetësor ''Paster" virusi kryesor që ka shkaktuar edhe vdekjet më të shumta është A(H1N1) i cili shkaktoi edhe pandeminë në vitin 2009. Por, ndërkohë qarkullojnë edhe dy viruse të tjera ai i gripit sezonal i njohur edhe si ΑΗ3Ν2 ai i tipit B. Shumica e personave të infektuar me virusin AH1N1 u përkasin grupmoshave të rrezikshmërisë së lartë. Situata alarmante paraqitet edhe në Maqedoni ku 3973 persona janë infektuar nga gripi nga data 17 deri 23 shkurt të këtij viti.
Sipas studiuesve krahasuar me një vit më parë rastet janë shtuar me 34,3 %. Ndërkohë deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 7. Edhe Kosova ka regjistruar rastet e para me gripin e derrit. Në Qendrën infektive spitalore në Prishtinë, janë shënuar tetë raste, të prekur nga virusi i gripit të derrave AH1N1. Tre nga këta raste ende janë të shtruar në spital, derisa pesë nga ta janë mjekuar dhe janë liruar, raportojnë mediat kosovare.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)