Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Serbia i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku i janë kërkuar shpjegime rreth qëndrimit që ka shprehur diplomati grek gjatë qëndrimit në Kosovë se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se Greqia po përballet me presion të madh për të njohur Kosovën, por ka thënë se shpreson që kjo nuk do të ndodhë.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias shprehu të martën në Kosovë mbështetjen në arenën ndërkombëtare duke theksuar se Greqia do të punojë për anëtarësimin e Prisdhtinës në organizmat ndërkombëtare.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com