TIRANE- Policia greke, ditën e djeshme, ka udhëtuar 160 kilometra pasi kishte një informacioni se ‘shqiptari pushkatues’ ishte i strehuar në një banesë në Tripoli. Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë zonën, ndërkohë që nuk është bërë e mundur të zbardhet asnjë lloj informacioni nga ana e medias vendase për operacionin e djeshëm.
Policia greke ka shpërndarë foton e shqiptarit në të gjithë Greqinë dhe në pikat kufitare, ndërkohë hetimet në lidhje me kronologjinë e aktivitetit të tij kriminal në Greqi, kanë një lidhje thuajse unike, pasi në të gjitha ngjarjet përdor të njëjtën frazë: “Tani do të vdisni, tani do të derdhet gjak”.
Autoritetet hetimore dhe ato të policisë kanë ngurruar të publikojnë të dhëna shtesë në lidhje me identitetin e personit, pasi referuar të dhënave, bëhet fjalë për dy emra të ndryshëm, fakt ky që e ka bërë të hezitojë prokurorinë greke. Megjithatë, tashmë policia e ka të qartë se bëhet fjalë për të njëjtin person, i cili ka qëlluar në të paktën edhe tri raste të tjera, ku ka përdorur të njëjtin mekanizëm. Ekspertët që kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes së një tjetër ngjarjeje të ngjashme pak javë më parë në Athinë, bëjnë me dije se krahasuar me ngjarjen e së shtunës në mëngjes, shqiptari ka përdorur tjetër armë.
Detajet e hetimit
Ekspertët e hetimit grek kanë marrë në pyetje me dhjetëra persona që kanë dëgjuar shqiptarin Arben Glodiani të thotë në greqisht fjalitë e kudopërdorura në sulme të ngjashme. Nga verifikimet e para, ekspertët mendojnë se nga theksi, autori nuk është nga Veriu, po as nga Shqipëria e Mesme.
Nga të dhënat që janë në dosjen e prokurorisë ka dyshime të forta se autori ka ndryshuar identitet dhe se me të njëjtat të dhëna, bëhet fjalë për një 35 vjeçar nga Fieri me emrin Alberto B. Prokuroria ka refuzuar të publikojë foto dhe emër, të personit të shumëkërkuar në Greqi, derisa të konkretizohen të dhënat në një emër të vetëm.
Prokurori qendror që po drejton hetimet, Janis Benos, në verifikimin e dy emrave që iu kanë vënë në tavolinë, emra që kanë foto të njëjtë në fakt, ka hezituar, pasi njëri prej emrave rezulton të jetë i martuar dhe pa fëmijë, ndërsa emri tjetër është i pamartuar. Arben Glodiani ose Alberto B., mësohet se është i njohur për një sërë sulmesh të ngjashme, por edhe për ngjarje që policia nuk i ka dokumentuar ende.
Pragmasakra në Mikroliman të Pireut me 15 të plagosur
Mëngjesin e të shtunës, Athina zgjohet e tronditur nga një sulm me kallashnikov në ambientet e brendshme të një lokali. Fillimisht u dyshua për ndonjë akt terrorist, ndërsa kanë qenë klientët e lokalit që kanë hedhur dritë mbi momentet e tmerrit. Personi që ishte rikthyer në lokal me kallashnikov dhe kishte shkrehur plot 14 plumba mbi rreth 100 persona që gjendeshin në lokal, u tha se dyshohej të ishte shqiptar. Nga ai sulm u plagosën 15 persona, prej tyre, 3 ende vijojnë të jenë në gjendje tejet kritike për jetën. Dëshmitarët i treguan policisë të dhëna të mjaftueshme, ndërsa një kamera kishte fiksuar edhe daljen e tij nga lokali me kallashnikov në dorë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com