Greqia në kurriz të Shqipërisë

Greqia në kurriz të Shqipërisë
Para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një genocid të vërtetë duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare-myslimane. Në shembullin e genocidit që kishin bërë serbët kundër shqiptarëve në vitin 1912 e 1913. Sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore(1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot s’ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve grekë, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.
 
■ Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944
Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia.
 
■ Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944
Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan DASH, me notë protestë ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek.
 
■ Incidentet në Konispol, 1944
Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.
 
■ Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Greë, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës.
 
■ Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946
Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.
 
■ Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946
Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.
 
■ Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948
Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit”.
 
■ Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht 1949
Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, “Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.
 
■ Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949
Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.
 
■ Sulmi grek i 12 gushtit 1949
Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.
 
■ Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949
Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.
 
■ Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950
Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve.
 
■ Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950
Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë