Greqia është një nga 5 vendet e Bashkimit Europian që nuk e njeh Kosovën si shtet.  Ndërkohë që Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Ka qenë vetë Ministria e Jashtme e Greqisë që shpërndarë njoftimin.

Në këtë vizitë ministri jashtë grek do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, kreun e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, bisedimet mes dy palëve do të fokusohen në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, në dialogun Kosovë-Serbi dhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë.