Greqia 'ping-pong' me Maqedoninë për emrin: Vendosni, kemi bërë të gjitha lëshimet

Greqia 'ping-pong' me Maqedoninë për emrin: Vendosni, kemi bërë të gjitha lëshimet

Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias

Edhe takimi i sotëm mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kotzias për çështjen e emrit përfundoi pa ndonjë epilog konkret. Pala greke ia hedh topin Shkupit që të bëjë hapin e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes, me pretendimin se pala greke tashmë ka bërë të gjitha lëshimet që mund të bënte, raporton 'alas-m'.

"Kishim guxim të sillnim kompromisin tonë. Tani ata duhet ta sjellin kompromisin e tyre, për shoqërinë e tyre dhe t’i bëjnë hapat e radhës. Mendoj se janë njerëz të vullnetit të mirë dhe janë të gatshëm të demonstrojnë lidership politik dhe dua të jem optimist. Ata e kanë përvojën e marrëveshjes që e arritën me Bullgarinë, pas së cilës marrëveshje mund të priten punë të mira. Historia duhet të jetë mësues e jo burg, andaj të shpresojmë se nuk do të kthehemi sërish në burg" – deklaroi Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë .

I pyetur nëse janë tejkaluar dallimet rreth ndryshimeve kushtetuese që kërkonin, Kocias tha se po të kishte ndodhur një gjë e tillë do të ishte duke festuar. Ndërkaq Dimitrov tha se janë analizuar kombinimet e mundshme se si të tejkalohen dallimet në fjalë dhe se mbetet që të njëjtat të shqyrtohen edhe në vend.

"Dallime akoma ka. Mbrëmë dhe sot kemi shqyrtuar kombinime që njëra dhe pala tjetër mund t’i pranojnë. Kjo është puna jonë. Duhet për këto elemente të bisedojmë edhe në shtëpi dhe të shohim nëse në mënyrë më profitabile do të mund ta shfrytëzojmë takimin e ardhshëm" – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë .

Kocias përjashton mundësinë që çështja të zgjidhet deri në maj ashtu siç priste Shkupi zyrtar.

"Do më vinte mirë sikur deri në fund të qershorit t’i përfundonim negociatat tona të gjata pozitivisht. Ministrat e jashtëm janë këtu për t’i zgjidhur problemet dhe për t’i lënë hapësirë kryeministrave të takohen dhe ta kompletojnë marrëveshjen" – u shpreh Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Dimitrov gjithsesi thekson se nëse arrihet zgjidhje dypalëshe, procedurat tjera ndërkombëtare janë të thjeshta.

"Nëse arrijmë të gjejmë zgjidhje, me gjasë do të jetë i mjaftueshëm raporti i ndërmjetësit, që është përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me të cilën do të informohet Këshilli i Sigurimit se dy palët vlerësojnë se kanë arritur ta tejkalojnë dallimin. Me këtë do të mbyllet juridikisht procesi në OKB" – theksoi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë. 

Dy kryediplomatët do të takohen sërish javën e ardhshme, nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/05/2018 20:12

    Emërtimi Maqedoni dhe grekë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Grekët janë persë të ardhur. Nuk kanë asnjë lidhje me Maqedoninë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet dëbora në Veri, zbardhet Vermosha

Rikthehet dëbora në Veri, zbardhet Vermosha