Defekti në sistem/ Pala greke rihap kufirin pas disa orësh! Radhë e gjatë makinash në Kapshticë dhe Kakavijë

Pala greke për disa orë ka bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë apo dhe të huaj përmes pikës kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.

Ky sistem është i detyrueshëm për t'u plotësuar në kushtet e pandemisë dhe që shteti grek e ka vënë si detyrim për këdo që hyn në Greqi.

Burimet nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë. Konkretisht në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërkohë që funksiononte me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Gjithsesi pas disa orëve sistemi është rregulluar dhe pikat doganore janë zhbllokuar, megjithëse një radhë e gjatë është krijuar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë