Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë për zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë

Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë për zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për refuzimin e ndihmës nga ana e Greqisë, ndonëse Shqipëria u tregua e gatshme që ta ndihmojë me 58 efektivë për shuarjen e zjarreve. Greqia kishte kërkuar ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ministria sqaron se pas kësaj kërkese Shqipëria është treguar e gatshme të ndihmojë, por Greqia ka refuzuar duke thënë se ndërhyrja nga toka është plotësuar nga vende të tjera.

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie! Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.

Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë


Lajmi kryesor:

Greqia ‘ndërron’ mendje, pranon ndihmën shqiptare për shuarjen e zjarreve! 58 zjarrfikës drejt Aleksandropolit! Mitsotakis: Faleminderit Shqipëri


SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente