ISSH njoftoi Komisionin e Jashtëm se tentativat e Tiranës zyrtare për të arritur një marrëveshje për njohjen e pensioneve me Greqinë për shtetasit e ndërsjellët, është shtyrë nga pala greke. “Për shkak edhe të problemeve që shteti grek dhe ekonomia e tij ka, tratativave tona protokollare, ata i janë përgjigjur me argumentin, se kur Shqipëria të anëtarësohet në BE, do të kemi një marrëveshje të shpejtë”-tha Ali Emini, zv.drejtor i ISSH.