Nicolas Pazios u tha mbrëmë të pranishmëve “lamtumirë”. Mandati i diplomatit, prej katër vitesh në Tiranë si përfaqësues i Republikës së Greqisë, ka mbaruar. Pazios ishte i qetë mbrëmë, në pritjen që dha për të pranishmit, një lamtumirë, ku dukej trishtimi dhe lodhja e moshës. Por nuk ka pension. Diplomati grek, do të kthehet së shpejti në Athinë dhe më pas një detyrë e re e pret.
Kush nuk e ka parasysh Nicolas Pazios, le ta përfyyrojë pak: Është një burrë trupmadh, mbi të 60-at, i qeshur edhe pse fytyrëlodhur, që pi pa reshtur cigaren dhe që nuk ka qejf të duket shumë. Për nacionalistët e tërbuar, është diplomati, të cilit aktivistët, i hodhën vezë në makinë, ndërsa kthehej nga varrezat e Këlcyrës, ku festohej festa e Greqisë.
Pazios nuk foli, pas atij rasti, edhe pse shqiptari i minoritetit grek, Vangjel Dule doli dhe kundërsulmoi, edhe ai i qëlluar me vezë në makinë. Tema e nacionalizmit në pritjen e lamtumirës, mes një komuniteti grek, ku nuk mungojnë as ministrat minoritarë Ksera, apo Tavo, nuk është tabu. Thjesht injorohet. Por ka edhe pak qejfmbetje: Pritja bëhet pak minuta pas deklaratës së Sali Berishës para gazetarëve, se gjykata e Janinës e ka dhënë një vendim për çamët. Kjo nuk të lë shije të mirë, edhe pse edhe në greqisht, ka kuptim shprehja e famshme: nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve.
Greqia po përgjigjet. Por pak më ndryshe nga Shqipëria. Duke na sjellë “Brukselin” në Tiranë. Në vend të Pazios, po vjen një burokrat i zyrave europiane. Bëhet fjalë për Charalabos Rokanas, diplomat më përvojë që ka shëtitur shumë vende, dhe që tashmë nga kancelaritë europiane, do të vijë me mision në vendin, ku politikanët e etur për vota janë sulur të kapen pas nacionalizmit. Ambasadori i ri erdhi pak ditë më parë në Tiranë. Vizitoi selinë dhe takoi stafin. Së shpejti do të vijë për të qëndruar gjatë. Përpara tij do të jetë stina e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, stina e “mbarë” e fryteve të nacionalizmit, që po mbillet prej festës së 100 vjetorit të pavarësisë për ta bërë çorap edhe një herë, vendin që deri më sot është lavdëruar si “faktor stabiliteti”.
Rokanas nuk do ta ketë të lehtë, sepse nacionalizmi po hedh shtat në Shqipëri, me po atë furi, ku në vendin e tij të origjinës, “Agimi i Artë” dhe ekstremistët, po kërcënojnë stabilitetin e brishtë të Greqisë së zhytur në krizë. Por Shqipëria është ndryshe: Këtu histeria nacionaliste është në pushtet, ajo po përdor gjithçka që të tërheqë vëmendjen nga kriza e thellë ekonomike, politike dhe institucionale, duke ngritur në institucion Shqipërinë e përtej kufijve, duke trazuar gjakra dhe politika, që deri më sot ishin të fjetura. Ndryshe në Athinë, ku partitë në pushtet janë të parat që ngrejnë zëra, që nazistët e “Agimit të Artë” të nxirren jashtë ligjit dhe ata të mos kthejnë më fantazmat e të shkuarës.
Këtë atmosferë do të gjejë në Tiranë ambasadori i ri i Republikës së Greqisë. Dhe do t’i duhet të mos bëjë “të trupshmin” Pazios, por njeriun e Brukselit, nga ku burokratët po shohin me shqetësim ethet e nacionalizmit shqiptar.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 18 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com