Këngëtarja nga jugu, Greta Koçi ka festuar para pak ditësh 23-vjetorin e saj në një klab ku ka mbledhur kolegët dhe miqtë.

Për moshën e këngëtares ka pasur gjithmonë batuta, për të cilat ajo është shprehur se i ka kaluar pozitivisht.

Sipas Gretës kjo ka ardhur pasi kulmin e suksesit në karrierë e ka pasur në moshë të vogël dhe mbahet mend për kohën e saj të artë.

greta koci

Ndërkohë, Greta ka pasur një tjetër sukses në karrierën politike ku gëzon postin e nënkryetares së Forumit Rinor në Partinë Demokratike.

Këngëtarja ka treguar që ka marrë urime edhe nga liderët e PD, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Ata i kanë uruar 1 vit të mbarë dhe suksese në punën e tyre të përbashkët.

Ndërkohë Greta ka shprehur dashamirësinë e saj për Grida Dumën, Jorida Tabakun dhe Albana Vokshin për të cilat thotë se janë ana e fortë e PD.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)