Grevë në burgun e Dubravës

Grevë në burgun e Dubravës
Një grup të burgosurish në Burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë. Këshilli i grevistëve ka bërë të ditur se të burgosurit kanë kërkuar amnisti nga menaxhmenti i ri i Qendrës Korrektuese.

Të burgosurit kanë refuzuar edhe mëngjesin, ndërsa janë zotuar se nuk do ta ndërpresin grevën deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre. 

Ndërkohë, janë intensifikuar hetimet sa u përket shkeljeve që dyshohet të jenë bërë nga drejtori i shkarkuar i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Haki Maxharraj, i cili tashmë është marrë në pyetje nga Prokuroria e Qarkut në Pejë – ka konfirmuar drejtori i qendrave korrektuese, Resmi Hoxha. Megjithëkëtë, ende nuk dihet nëse lista e hetimeve do të zgjerohet edhe me zyrtarë të tjerë të Qendrës korrektuese. 

Gjithsesi drejtori i qendrave korrektuese, Hoxha, ka thënë se komisionet disiplinore këtë javë pritet ta intensifikojnë punën për t`i marrë masat e duhura, konform shkeljeve që janë paraqitur në raport dhe më pas lëndën t`ua procedojnë organeve kompetente. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi