Greva në aeroportet Italiane ka ngrirë fluturimet në vendin fqinj, por greva e sindikatave të grupeve të kontrollit ka penalizuar edhe aeroportin e Rinasit.
Shumë anullime të rreth 700 fluturimeve nga Italia dhe drejt saj, gjë që ka bërë që pasagjerët ti gjejë të papërgatitur. Pavarësisht rimbursimit të kostos së fluturimit, greva ka shkaktuar kaos në fluturime.
Greva në nivel kombëtar i aeroporteve italiane është programuar të zgjasi nga ora 10.00 deri në ora 18.00.
Kjo grevë është organizuar nga grupet sindikaliste të kontrollorëve të fluturimeve si dhe të personelit të shërbimeve në aeorporte. Motivi i grevës janë kontratat e punës për punonjësot e sektorit ajror si dhe investimet e parashikuara në planin industrial.
(Fluturimet nga Rinasi drejt Italisë që janë anulluar)