Në pikën doganore në Kakavijë është krijuar radhë e gjatë automjetesh që presin të kalojnë në Shqipëri dhe Greqi.
Me qindra automjete presin në të dy krahët e kufirit, për të qarkulluar lirshëm drejt destinacioneve të tyre.
Burimet nga Kakavija, konfirmojnë për Jugunews.net se në pjesën shqiptare, radha e mjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë, ka shkuar deri në 2 km. Mes shumë mjeteve, janë edhe 20 autobuzë të linjave drejt Athinës dhe Selanikut.
Ndërsa në territorin grek, radha e mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri, është diku tek 3 km.
Fluksi është krijuar në orët e mbrëmjes, në vigjilje të riçeljes së punës në Doganën Greke të Kakavijes, pasi në 24 orët e fundit, doganierët grekë, kishin shpallur grevë për rritje pagash.
Prej ditës së djeshme, autoritetet shqiptare, ishin informuar nga ato helene, për grevën e paralajmëruar dhe mesditën e sotme, nuk ka pasur fluks mjetesh në të dy anët e kufirit, ndërkohë që këmbësorët kanë qenë të lirë të qarkullonin.
Në orën 00:00 rifillon puna në sportelet e doganës greke, ndërkohë sportelet e doganës shqiptare punojnë me të gjitha sportelet.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com