Greva e naftëtarëve në Ballsh, minatorët e Bulqizës në mbështetje të tyre: Të bashkohemi dhe krijojmë sindikata të reja (VIDEO)

10 naftëtarët e Ballshit janë në ditën e 7 të grevës për të kërkuar 5 pagat e prapambetura.  Gjendja e tyre shëndetësore vijon të rëndohet çdo ditë e më shumë, por ata shprehen të vendosur t'i shkojnë deri në fund të kauzës së tyre dhe se e vetmja mënyrë për t'i nxjerrë nga greva është marrja e pagave të prapambetura. Sipas tyre ende nuk ka asnjë lloj reagimi për kërkesat e tyre, por vetëm premtime boshe që ju bëhen nga përfaqësues të firmës dhe kompanisë.

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit erdhën dhe 8 minatorë nga Bulqizës, në shenjë solidariteti, ku një përfaqësues i tyre u bëri thirrje që të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Ai gjithashtu kërkoi që të krijohen sindikata të reja, pasi ata që janë nuk mendojnë për punëtorët.

'Hallet i kemi të përbashkëta si ne në Bulqizë. Dy janë sektorët më të mëdhenj të vendin miniera në Bulqizë dhe nafta në Ballsh, ky është një hall i përbashkët. Kundër nesh janë pronarët, shteti, oligarkët dhe e vetmja mënyrë është që ne ta marrim situatën në dorë, të bashkohemi, t'i japim dorën njëri tjetrit se mbi të gjitha jemi këtu për të drejtat tona dhe jo për të drejtat e atyre. Bashkimi bën fuqinë. Minatorët ende se kanë marrë një status dhe ato vuajnë po ashtu si ju me shumë probleme shëndetësore. T'i japim dorë njëri tjetrit të bashkohemi dhe të krijojmë sindikata të reja, pasi ato që janë shohin thjeshtë interesat e tyre dhe se kanë mendjen te punëtorët', tha përfaqësuesi i minatorëve të Bulqizës.

Pamjet me dron nga protesta në mbështetje të naftëtarëve

Gjatë orës 10:00 në qendër të Ballshit është zhvilluar një tubim paqësor ku ishin të pranishëm 800 punonjësit e rafinerisë së naftës, qytetarët, familjarë të protestuesve si dhe minatorët e ardhur nga Bulqiza në mbështetje të tyre.

Protesta në mbështetje të naftëtarëve

Naftëtarët në grevën e urisë

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monika: 23/02/2020 14:38

    He moj sorre sa e bleve arlind mutin, apo u shit lire legeni, o pse nuk u ha nje mortje ju familjarisht dhe legenat qe shesin bythen, qe t'u ruajne florinjte.

    Përgjigju
  • Altini: 23/02/2020 12:41

    Ceshtja eshte a jane ne sindikate keta puntore, se te gjithe ankohen per sindikaten kur sindikata jemi vete ne. Ne shqiperi pronaret nuk u lejojne puntoreve te krijojne sindikata ose i genjejne puntoret te mos antaresohen. Arlind qorri eshte vegel e monika kryemadhit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat