TIRANË- Ilir Bejtja si zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka folur lidhur me situatën e naftëtarëve dhe privatizimin e Rafinerive të Naftës.

Bejtja ka thënë se ky është një proces që vjen si dramë e lindur që në 2008 nga familja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njerëzit përreth tij.

"S'kemi pasur asnjëherë fuqi vendimarrëvese, apo ngritjes së një këshilli mbikqyrës, apo caktimi i një adminiastrori. Shteti ka qenë gjithmonë në minorancë. Ky ka qenë procesi i privatizimit. I korruptuar dhe i dështuar.

Që në fazën e parë që në mënyrën se si u privatizua si u lanë kapitalet. Ka një proces i cili është i gjithi i një dramë e lindur nga se sdua të bëj politikë, i lindur nga familja Berusha dhe të gjithë njerëzit përrreth  tyre që në 2008", tha ai.

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit sot janë në ditën e 15 të grevës dhe thonë se s'do të ndalen derisa të plotësohen kushtet e tyre për rifillimin e punës dhe marrjen e pagave të papaguara. Në mbështetje të tyre sot kanë dalë edhe qytetarët e tjerë.